By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia nis hetimet për posterët në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia nis hetimet për posterët në veri të Kosovës
Lajme

Policia nis hetimet për posterët në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 2:00 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për posterët që janë vendosur në veri të Kosovës – në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – natën mes së shtunës dhe së dielës, në të cilat shihet fotografia e Milan Radoiçiqit me mesazhin “ Kthehu në Kosovë, vëlla – serbët nuk mund të vuajnë më”.

Fillimin e hetimeve e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Milan Radoiçiqi ishte nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, por dha dorëheqjen pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra një polic.

Policia ka bërë të ditur se “persona të panjohur kanë vendosur posterë në muret dhe dritaret e objekteve, si dhe shtyllat elektrike”, dhe se rasti është duke u hetuar.

Kësaj i ka paraprirë ngjitja e afisheve në Leposaviq, me foton e Radoiçiqit me gjak në fytyrë dhe mesazhin “Kush është Radoiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronari i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurimin e tij. Terrorist”. Në fund të afisheve shkruhej “Thuaj JO organizatës terroriste (Lista Serbe)”.

http://199.192.21.43/2024/02/03/ne-veri-te-kosoves-postere-kunder-listes-serbe/

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka deklaruar se prokurori ka vendosur se nuk ka bazë për hapjen e rastit.

Radoiçiqi është në listën e zezë të ShBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe Kosova po e kërkon për frikësim në procedurat gjyqësore, ndërsa Prokuroria e Kosovës e lidh atë me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Në Kosovë sërish janë ngritur tensionet pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që nga 1 shkurti valutë e vetme për transaksionet e pagesave do të jetë euro, që nënkupton heqjen e dinarit serb.

Deri më tani, dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Deri më tani, dinarët janë përdorur nga Banka Postanske stedionice, NLB Komercijalna banka dhe Kompania Publike Posta e Serbisë. Ky vendim i Kosovës u kundërshtua ashpër nga Beogradi, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga autoritetet në Prishtinë që ta shtyjnë zbatimin e vendimit.

Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se më 2 shkurt në një operacion policor janë mbyllur tri komuna në Pejë, Istog dhe Klinë, të cilat kanë funksionuar paralelisht në sistemin serb dhe ka thënë se i vetmi institucion i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Para kësaj, autoritetet kosovare mbyllën edhe katër komuna paralele serbe që vepronin ilegalisht në rrethin e Dragashit, në jug të Kosovës.

You Might Also Like

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: “Serbia nuk është një vend normal, qeveria serbe bazohet në tre vrasje”

Kosova Times Kosova Times November 26, 2022
Ambasada amerikane uron për dekadën e bashkëpunimit me FSK-në
Borrell: BE nuk mund ta lejojë Putinin të vendosë ushtrinë në kufirin polak
Pa marrë Serbia përgjegjësinë dhe pa pranuar fajin për të gjitha veprimet kundër Kosovës, vazhdimi i dialogut është tërësisht i pakuptimtë
“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?