Hetuesit policor të stacionit qendra në Prishtinë kanë arrestuar sot tre persona të dyshuar për veprën grabitje.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare. “Puna e hetuesve policor është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intensive hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet tutje.