By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për përsosmëri kremoze që nuk i mungon rumi
February 7, 2026
Një recetë spanjolle e preferuar që nuk pyet për orën e ditës
February 7, 2026
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale kthjellimesh
February 7, 2026
Horoskopi ditor për 7 shkurt
February 7, 2026
Senatori amerikan bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Dodikut
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy të vrarë e gjashtë të plagosur në sulmin ndaj gjykatës në Stamboll
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dy të vrarë e gjashtë të plagosur në sulmin ndaj gjykatës në Stamboll
Rajon / Botë

Dy të vrarë e gjashtë të plagosur në sulmin ndaj gjykatës në Stamboll

Kosova Times
Last updated: 2024/02/06 at 2:04 PM
Kosova Times Published February 6, 2024
Share
SHARE

Dy persona u vranë derisa po përpiqeshin të kryenin një sulm ndaj një gjykate në Stamboll të martën, bëri të ditur ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në orën 11:46, shkroi Yerlikaya në mediat sociale.

Gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre tre policë.

Duke i përgëzuar policët për punën e tyre, ministri i brendshëm turk i quajti ata heronj, ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

Caglayan, i cili njihet si Pallati i Drejtësisë në Stamboll, është një kompleks i madh gjykatash në rrethin Kagithane, në anën evropiane të qytetit.

Yerlikaya më vonë i identifikoi sulmuesit si anëtarë të Frontit Revolucionar për Çlirim, ose DHKP/C – grupi i cili nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste.

Sulmi ndodhi në ditën kur Turqia po përkujtonte përvjetorin e tërmetit të 6 shkurtit të vitit 2023, i cili vrau më shumë se 50 mijë njerëz dhe e shkatërroi pjesën juglindore të Turqisë

Fronti Revolucionar për Çlirim ka qenë kryesisht joaktiv në vjetët e fundit.

Në mars të vitit 2015, grupi mori peng një prokuror duke kërkuar detaje për vrasjen e një adoleshenti nga policia, gjatë protestave antiqeveritare një vit më parë. Dy persona të armatosur kishte vdiqën pasi policia hyri në ndërtesë, dhe prokurori vdiq më vonë si pasojë e plagëve.

Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në shkurt të vitit 2013, në Ambasadën e ShBA-së në Ankara, ku një roje e sigurisë u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën.

Muajin e kaluar, një burrë u qëllua dhe u vra në një kishë të Stambollit në një sulm që u mor përsipër nga grupi militant, Shteti Islamik (IS).

Dy burra u arrestuan më vonë si të dyshuar për vrasjen e Tuncer Cihan, 52 vjeç, më 28 janar në kishën Santa Maria në lagjen Buyukdere.

Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të dyshuar të IS-it, gjithashtu, u arrestuan.

You Might Also Like

Senatori amerikan bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

Kosova Times February 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës në pingpong për U17

Kosova Times Kosova Times March 26, 2024
Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha
Ali Ahmeti: A e dini pse jam krenar, sepse unë kam mposhtur Jugosllavinë
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
Krasniqi: Në takim me presidenten do të kërkojmë reflektim nga LVV
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?