By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas shqetësimit të qytetarëve, KRU ‘Gjakova’: Uji është i sigurt për pije
January 7, 2026
SHBA sekuestron tankerin e naftës me flamur rus të lidhur me Venezuelën
January 7, 2026
Bislimi: Nuk e kam takuar Gjuriqin, do të adresoj padi për dezinformim
January 7, 2026
Refuzohet kërkesa për përjashtimin e prokurorit në rastin Ibër-Lepenc
January 7, 2026
Begaj: Njohja e Kosovës, kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmohet edhe një anije në Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmohet edhe një anije në Detin e Kuq
Rajon / Botë

Sulmohet edhe një anije në Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/02/06 at 11:25 AM
Kosova Times Published February 6, 2024
Share
SHARE

Një anije në Detin e Kuq u sulmua të martën nga një dron që dyshohet të jetë i grupit rebel jemenas, Huthi, thanë autoritetet.

Sulmi ndodhi në perëndim të portit të Hodeidës dhe predha shkaktoi “dëmtim të lehtë” në dritaret e anijes në urë, thanë Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar.

Një anije e vogël kishte qenë pranë anijes përpara sulmit, sipas autoriteteve britanike.

Firma e sigurimit të anijeve, Ambrey, e identifikoi atë si një anije mallrash me flamurin e Barbadosit, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar.

“Askush nuk u lëndua në bordin e anijes, e cila pësoi vetëm ‘dëmtime të vogla'”, thuhet në njoftimin e kompanisë Ambrey.

Më vonë, një zëdhënës ushtarak i rebelëve Huthi , grup i mbështetur nga Irani, Yahya Saree, tha në një deklaratë se forcat rebele sulmuan dy anije të veçanta në Detin e Kuq, një amerikane dhe një britanike. Ai nuk dha asnjë provë për ta mbështetur këtë.

Një nga anijet që Huthët pretenduan se e kishin sulmuar përputhej me detajet e dhëna nga Ambrey. Të dhënat e gjurmimit treguan se ajo ishte në Detin e Kuq.

Pronari i anijes, tha për Associated Press se, askush nuk u lëndua nga sulmi dhe se anija po vazhdonte për në Singapor.

Huthët filluan të shënjestrojnë anijet në Detit të Kuq në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se ata po goditnin anijet e lidhura me Izraelin dhe sipas tyre, këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në Gazë.

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ka filluar më 7 tetor 2023 pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit.

Por, grupi rebel, Huthi, shpesh ka shënjestruar anije me lidhje të dobëta ose aspak të qarta me Izraelin, duke vënë në rrezik transportin në një rrugë kyçe për tregtinë midis Azisë, Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, të mbështetur edhe nga aleatë të tjerë, kanë kryer sulme ajrore kundër grupit rebel, Huthi duke e përmbushur zotimin se do t’i vazhdojnë veprimet ushtarake ndaj grupeve të cilat i kanë sulmuar interesat e Perëndimit në rajon.

You Might Also Like

SHBA sekuestron tankerin e naftës me flamur rus të lidhur me Venezuelën

Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord

Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së

WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte

SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba

Kosova Times February 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Festa e republikanëve për fitoren e Trumpit

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë
Gjermania do të ndërtojë një fabrikë tankesh në Ukrainë
Mbappe i zhgënjyer pas humbjes nga Spanja
Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?