By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812
October 31, 2025
Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
October 31, 2025
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dhjetëra persona të armatosur në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dhjetëra persona të armatosur në Gazë
Rajon / Botë

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë dhjetëra persona të armatosur në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/06 at 10:11 AM
Kosova Times Published February 6, 2024
Share
SHARE

Forcat izraelite kanë vrarë dhjetëra palestinezë të armatosur dhe kanë ndaluar shumë të tjerë në operacionet e zhvilluara në 24 orët e fundit në Han Junis – qytetin që ndodhet në jug të Gazës, tha ushtria në një deklaratë të martën.

Qytetin jugor, ushtria e ka përshkruar si fokus të luftimeve, derisa ka bërë të ditur se ka ndaluar rreth 80 persona.

Sipas ushtrisë izraelite, në mesin e të ndaluarve ka persona të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasjet dhe rrëmbimet e 7 tetorit në jug të Izraelit.

Më 7 tetor 2023 grupi palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka sulmuar Izraelin duke vrarë 1.200 persona – shumë prej tyre civilë, dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 27.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri, që nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në jug të Gazës edhe gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se forcat tokësore mund të përparojnë drejt qytetit Rafah, si pjesë e fushatës së tyre për të zhdukur Hamasin.

Në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka udhëtuar të hënën për në Lindjen e Mesme.

Ai pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin, Egjiptin dhe Katarin gjatë turneut të tij të pestë në rajon, prej kur nisi lufta.

Një armëpushim ishte propozuar gjatë një takimi në janar, të mbajtur në Paris, mes zyrtarëve të lartë të ShBA-së, Izraelit, Egjiptit dhe Katarit.

Armëpushimi i propozuar parasheh një pauzë të luftimeve fillimisht për gjashtë javë që Hamasi të lirojë pengje në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.

You Might Also Like

Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake

Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri

Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi

Mediat izraelite pretendojnë se amerikanët duan ushtrinë turke në Gaza si pjesë të trupave paqeruajtëse

Nga ballkani po rekrutojne në Ukrainë. “Nëse Zoti do, do të shkojmë në Kosovë me vëllezërit tanë rusë”

Kosova Times February 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Grupe nacionaliste serbe planifikojnë bllokimin e pikave kufitare me Kosovën më 6 shtator

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Ambasada në Bruksel hapi dyert për diasporën, inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e votës
Një kthesë në rastin e një foshnje të vdekur në Vjenë. Vritet sepse babai dhe nëna nuk janë të martuar?
Mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji për Krishtlindje
NBC: Trump dëshiron që Zelensky të japë dorëheqjen si president i Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?