By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbatimi i rregullores “vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Zbatimi i rregullores “vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës”
Financa

Zbatimi i rregullores “vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës”

Kosova Times
Last updated: 2024/02/06 at 3:35 PM
Kosova Times Published February 6, 2024
Share
SHARE

BQK-ja është shprehur po ashtu e gatshme që të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi në lidhje me këtë çështje, por Banka Popullore e Serbisë ka kërkuar zgjidhje me dialog politik.

Çka thonë ekspertët?

Vendimi i BQK-së është i drejtë, thotë Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë në një kolegj privat në Prishtinë, por jo në kohën e duhur.

Sipas tij, qytetarët serbë nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u informuar, andaj zbatimi duhet të shtyhet për ca kohë.

“BQK- ja duhet të punojë dhe t’i informojë qytetarët serbë, t’i sensibilizojë që të hapin llogari bankare në bankat komerciale në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës parasheh vetëm një monedhë për pagesa të gatshme në Kosovë, por krahas euros, në komunat me shumicë serbe ka vazhduar të përdoret edhe dinari.

Kryetari i Bordit të BQK-së: Duhet të kemi më shumë kontroll mbi sistemin financiar

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Milazim Abazi, njohës i çështjeve financiare në Kosovë, thotë se kjo periudhë nuk ka qenë e mjaftueshme. Pezullimi i zbatimit të saj deri në 45 ditë do të ishte i mjaftueshëm për informimin e duhur të qytetarëve serbë, thotë ai.

“… për ta kuptuar se nuk ka asgjë kundër tyre, është në të mirën e tyre dhe të hapin llogari në euro, por edhe në dinarë në bankat e licencuara në Kosovë”, thotë Abazi.

Ai shpjegon se procedurat për hapjen e llogarive bankare janë të shpejta dhe mund të bëhen edhe online.

Qytetarët, më pas, këto llogari mund t’i dërgojnë në institucionet e Qeverisë së Serbisë, nga të cilat përfitojnë paga, pensione apo ndihma sociale, thotë ai.

Për mundësinë e licencimit të ndonjë institucioni bankar nga Serbia, ai thotë se kjo është kompetencë e BQK-së dhe se BQK-ja i paracakton kushtet.

“BQK-ja mund të licencojë dhe mund të refuzojë. Nuk ka rëndësi se a është nga Serbia apo ndonjë shtet tjetër, mjafton që të jetë bankë kredibile, me aksionarë kredibilë dhe të besueshëm. Por, nuk guxon të jetë bankë shtetërore e asnjë vendi dhe transaksionet duhet të jenë vetëm në valutën euro”, thotë Abazi.

Qeveria e Kosovës ka siguruar se do të kujdeset për një “tranzicion të lehtësuar” nga dinari në euro, duke bërë që qytetarët “të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa dëmtime”.

Por, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka cilësuar vendimin e BQK-së si mjet për dëbimin e serbëve nga Kosova.

A kanë bankat komerciale degë në komunat e banuara me shumicë serbe?

Në Kosovë operojnë njëmbëdhjetë banka komerciale.

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Për t’i pranuar të parët materialet në emailin tuaj, regjistrohuni këtu.

Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë llogari bankare, kredi, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, kartela bankare, garanci bankare, letër-kredi dhe e-banking.

Radio Evropa e Lirë pyeti shumicën prej tyre se a kanë degë apo bankomate në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe, deri më tash, vetëm Banka Raiffeisen tregoi se ka degë në: Mitrovicë të Veriut, Bërnjak, Jarinjë, Graçanicë dhe Shtërpcë.

Të tjerat nuk u përgjigjën, por nga ueb-faqet e tyre zyrtare vërehet se shumica nuk kanë degë dhe bankomate në ato zona.

Në ueb-faqet e Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Ekonomike, TEB Bankës, ProCredit Bankës, Bankës për Biznes nuk figuron se kanë ndonjë degë në këto komuna që gjenden në veri dhe jug të Lumit Ibër.

Ndërsa, NLB Banka ka degë dhe bankomate në Mitrovicë të Veriut, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Pak ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se në bankat e licencuara në Kosovë janë 33 mijë llogari bankare në emër të qytetarëve serbë. Ata janë kryesisht pensionistë, familje në gjendje të rëndë sociale dhe lehona që marrin pensione dhe ndihma nga shteti i Kosovës në valutën euro.

Si kanë hyrë dinarët në Kosovë?

Për vite me radhë, dinarët kanë hyrë në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ato para, pastaj, i ka transportuar kompania për transport të parave “Henderson”.

Disa ia kanë vënë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë.

Dogana, ashtu si edhe Inspektorati i Tregut janë zotuar se janë të gatshëm ta monitorjnë zbatimin e rregullores.

Serbia ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e dinarit.

Por, kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores.

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times February 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti insiston që intregrimi në BE të ndahet nga dialogu

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Burrniku i Ferizajt po braktiset vazhdimisht
Nga janari rreth 750 ankesa nga konsumatorët, pak të zgjidhura
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik
SHPËRTHIM NË FRANCE: Po numërohen të vdekurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?