By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 dhjetor
December 5, 2025
Berlini dërgon avionë luftarakë në Poloni pas shkeljeve të dronëve rusë
December 4, 2025
Kurti: Me Finlandën ndajmë të njejtat vlera dhe prioritete
December 4, 2025
Arrestohet nga policia serbe një shqiptar në Merdarë për flamurin e UÇK-së
December 4, 2025
Protestë më 13 dhjetor në Shkup, mbështetje për UÇK-në, reagon Mickovski
December 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili takon ministrin Rashiq, flasin për ndalimin e dinarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ismaili takon ministrin Rashiq, flasin për ndalimin e dinarit
Lajme

Ismaili takon ministrin Rashiq, flasin për ndalimin e dinarit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/07 at 10:20 AM
Kosova Times Published February 7, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq me të cilin kanë biseduar lidhur me ndryshimet e fundit në Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj.

Në takimi është diskutuar edhe për mundësitë ekzistuese, alternativat dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshme financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Për më tepër, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

BQK rithekson se të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili e ka njoftuar Rashiqin se vetëm në katër komunat veriore operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore.

“Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, ka theksuar ai.

Guvernatori Ismaili ka thënë se BQK-ja mbetet e vendosur për avancimin e kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe se mbetet e përkushtuar që të vazhdojë me aktivitete informuese dhe vetëdijësuese për publikun.

Sipas njoftimit të BQK-së, ministri Rashiq vlerësoi lartë rolin e BQK-së dhe angazhimin e saj, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar brenda kapacitetit të tij, më qëllim rritjes së përfshirjes financiare dhe zgjerimit të mundësive për qasje financiare për të gjitha komunitetet.

Guvernatori Ismaili dhe Ministri Rashiq shprehen gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të informimit sa më të plotë dhe adekuat për të lehtësuar zbatimin me sukses të kërkesave të legjislacionit vendor.

You Might Also Like

Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë

Liberalizimi i tregut energjetik, OEK: ZRRE të zbatojë vendimin e Supremes

Murati thotë se është rritur numri i ndërmarrjeve të reja

Rizvanolli: Instalohen filtrat në TC ‘Kosova B’, ulje drastike e ndotjes

Pak para afatit, LVV dorëzon koalicionin në KQZ

Kosova Times February 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB: Popullsia e Ukrainës ka rënë me një të katërtën që nga fillimi i luftës

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Rusia bombardoi zonat e banuara në Dnipro dhe Zaporozhye
Putin viziton ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë
FT: Oreshnik prodhohet duke përdorur pajisje perëndimore
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, po kërkohej nga Austria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?