By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Ka vdekur koha e emërimeve të ambasadorëve nëpër kafene
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Ka vdekur koha e emërimeve të ambasadorëve nëpër kafene
Lajme

Gërvalla: Ka vdekur koha e emërimeve të ambasadorëve nëpër kafene

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 6:18 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka kritikuar partitë opozitare që pikërisht në ditën kur do të ballafaqohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ata kanë zgjedhur që të diskutojnë mbi punën e kësaj ministrie. Ajo ka thënë se tashmë ka ‘vdekur periudha e pazareve dhe e emërimeve të ambasadorëve e konsujve nëpër kafene’.

Gërvalla ka thënë se është e gatshme të diskutojë me partitë opozitare në Kuvend dhe nuk i shmanget asnjë debati dhe asnjë hetimi, por ka thënë se mezi pret të diskutojë edhe për punën e kaluar të diplomacisë, ngase sipas saj qytetarët e meritojnë të dinë se nga kush e si janë përfaqësuar vite me radhë.

“Ndërkohë që së bashku me kryeministrin Kurti jemi nisur për Nju Jork, ku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të ballafaqohemi me Aleksandar Vuçiçin dhe sulmet, gënjeshtrat, propagandën e tij ndaj Kosovës, qytetarëve dhe institucioneve të saj, opozita paska zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të debatuar rreth Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke refuzuar propozimin për shtyrje të kësaj pike të rendit të ditës deri në seancën e ardhshme. Meqenëse detyra ime ma kërkon që sot të jem në Nju Jork dhe nga pamundësia që të jem e pranishme në atë seancë të Kuvendit, dua të përcjell mesazhin që jo vetëm që nuk i shmangem asnjë debati dhe asnjë hetimi, por mezi po pres që të flasim edhe për keqmenaxhimin e parasë publike edhe për punësimet e jashtëligjshme, familjarizmin dhe shkeljet konstante të ligjit në këtë ministri. Mezi po pres”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se Qeveria është duke kryer reformën më të thellë në këtë institucion të rëndësishëm të Republikës, duke vendosur në çdo segment si kriter të vetëm ligjin, profesionalizmin dhe meritokracinë dhe duke vënë në binarë të duhur kontrollin e financave dhe parasë publike si dhe llogaridhënien në çdo fushë.

Ajo ka përmendur se në të kaluarën, emërimet e diplomatëve janë bërë në telefona dhe oda.

“Ka vdekur koha e pazareve dhe emërimeve të ambasadorëve dhe konsujve nëpër kafene, telefonata të stilit pronto dhe në oda, të shpenzimeve marramendëse për udhëtime dhe hotele, të shitjes së pasaportave nëpër stacione trenash dhe pika karburanti, të sorollatjes me pasaporta dhe targa diplomatike dhe lloj-lloj malli nëpër ato vetura, të tonit harbut ndaj qytetarëve nëpër konsullata”, ka shtuar Gërvalla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti zbatimin e planit franko-gjerman

Kosova Times Kosova Times March 14, 2024
KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave
Osmani: Si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë
Ujkani: Liderët e opozitës të jenë me kryeministrin Kurti përballë Serbisë
Welt: Bullgaria furnizonte fshehurazi karburant dhe municion në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?