By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata në Spanjë pezullon dënimin prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Gjykata në Spanjë pezullon dënimin prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon
Teknologji

Gjykata në Spanjë pezullon dënimin prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 8:57 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Gjykata e Lartë e Spanjës pezulloi dënimin në vlerë prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon, të shqiptuar në korrik nga organizata që mbikëqyr rregullat kundër monopolit, në pritje të vendimit të apelit kundër dënimit të bërë nga dy gjigandët e teknologjisë, sipas një zëdhënësi të firmës Amazon.

Organizata CNMC dënoi kompanitë Amazon dhe Apple që po bashkëpunonin për të penguar ndërmarrës të tjerë që të shesin produkte të firmës Apple në faqet e internetit të Amazonit në Spanjë.

Apple është dënuar me 143.6 milionë euro dhe kompania Amazon me 50.5 milionë euro. Dy kompanitë deklaruan se do të apelojnë dënimin.

Vendimi i gjykatës për të pezulluar pagesën e dënimit është pjesë e procesit të apelimit të të dy kompanive, sipas zëdhënësit të kompanisë Amazon.

Amazon kishte njoftuar në korrik se si rezultat i një marrëveshjeje me Apple, ishte rritur numri i produkteve të kompanisë Apple që shiteshin me ulje çmimi përmes kompanisë Amazon, ndërkohë që Apple tha se qëllimi i marrëveshjes ishte të mbronte konsumatorët nga produktet e falsifikuara.

Pezullimi i dënimit nuk nënkupton që gjykata do të vendosë në favor apo kundër gjigandëve teknologjikë.

Zëdhënësi i kompanisë Apple refuzoi të komentonte vendimin të enjten.

Sipas organizatës CNMC, që rregullon çështjet e monopolit në treg, kontrata e nënshkruar nga dy kompanitë në tetor të vitit 2018 që i jep kompanisë Amazon statusin e shitësit të autorizuar të produkteve të kompanisë Apple në Spanjë, përfshin disa klauzola që bien ndesh me konkurrencën e lirë, duke penguar mbi 90% të shitësve të tjerë ekzistues të produkteve të kompanisë Apple në Amazon.

Pas këtyre kontratave, kompania Amazon ka kufizuar edhe aftësinë e shitësve në Bashkimin Evropian që operojnë jashtë Spanjës të kenë qasje tek konsumatorët spanjollë dhe ka kufizuar reklamat që shitësit e tjerë të produkteve të firmës Apple, mund të vendosin në faqet e Amazonit, kur blerësit kërkojnë produktet e kësaj kompanie.

Një rast i ngjashëm ishjte hapur edhe në Itali kundër këtyre dy kompanive, por gradualisht u heq dorë nga padia.

You Might Also Like

Musk sfidon Wikipedia-n me Grokipedia-n e re dhe premton një revolucion

Japonezët kanë krijuar një lavatriçe për të larë njerëzit, dhe ja si funksionon ajo

Facebook mbyll aplikacionin Messenger në miliarda pajisje, përdoruesit paralajmërohen të ruajnë bisedat para se të zhduken

Kjo është një Škoda e re, asgjë si ajo nuk është prodhuar kurrë më parë…

Dacia në marshin e shtatë: Prezantojne konceptin Hipster

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takon kryetarin dhe nënkryetaren e Leposaviqit, flasin për projektet potenciale që mund të realizohen

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Turqia nis të paguajë në rubla për gazin rus
Instituti i Krimeve të Luftës vazhdon grumbullimin e materialeve
Me veturë goditi disa persona në një park në Viti, arrestohet për vrasje në tentativë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?