By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sterilizimi, nën sekuestro prona të sipërmarrësit Rrapaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sterilizimi, nën sekuestro prona të sipërmarrësit Rrapaj
Rajon / Botë

Sterilizimi, nën sekuestro prona të sipërmarrësit Rrapaj

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 8:23 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se Gjykata kishte miratuar kërkesën e saj për vënien nën sekuestro preventive të disa pasurive të sipërmarrësit Ilir Rrapaj, aksionari kryesor i kompanisë “Sani Service”, fituese vite më parë e kontratës së Partneritetit Publik-Privat (PPP) për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në strukturat spitalore shtetërore. Vendimi i gjykatës është marrë që më 22 Janar, por vetëm sot ai u bë publik nga ana e Prokurorisë.

Biznesmeni Rrapaj u arrestua në gusht të vitit të kaluar së bashku me ish zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, si dhe një grup zyrtarësh të tjerë, anëtarë të komisionit që vlerësoi ofertën për kontratën e sterilizimit. Në muajin nëntor, Prokuroria njoftoi se nën hetim ishte vendosur dhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilit iu komunikua dhe masa e sigurisë “Ndalim i lëvizjes jashtë vendit” dhe “Detyrim paraqitje”.

Sipas njoftimit të sotëm, nën sekuestro është vënë paketa prej 40 përqind e aksioneve të shoqërisë “Sani Service” Shpk, si dhe shoqëria “Investital Llc”, e regjistruar në Agjencinë e Biznesit në Kosovë, me anë të së cilës sipërmarrësi Rrapaj, u përfshi në konsorciumin që fitoi koncensionin. Një tjetër kompani “Globalsher”, ku Rrapaj rezulton aksionar i vetëm, po ashtu ka kaluar nën sekuestro, së bashku me pronat e saj: një apartament, 13 automjete si dhe dy llogari bankare, në njërën prej të cilave ishin depozituar mbi 285 mijë euro.

Koncensioni i sterilizimit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj, sapo e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.

Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, e cila bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit. Kompanisë fituese i ishte dorëzuar dhe një qendër moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim.

You Might Also Like

Kommersant: Rusia mund të humbasë një nga tre bazat e saj ushtarake në Siri – aeroportin në Qamishli

Franca mohoi Trumpin dhe tallte pretendimet për tarifat e barnave: GIF me mbishkrimin “lajm i rremë”

Tmerr në Australi: Tre të vdekur nga të shtënat, policia kërkon sulmuesin

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Zgjatet për 12 muaj afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Stuttgarti në super formë, fiton dhe shkon -1 nga Bayerni

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Aksident te semaforët afër Fakultetit Teknik, gjashtë të lënduar
Një strehë malore që përshtatet në mënyrë të përkryer në Alpe
Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës
ShBA dënon incidentet e dhunshme në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?