By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNESCO: Krijimi i një fondacioni nuk përmbush menaxhimin e integruar të Butrintit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > UNESCO: Krijimi i një fondacioni nuk përmbush menaxhimin e integruar të Butrintit
Turizëm

UNESCO: Krijimi i një fondacioni nuk përmbush menaxhimin e integruar të Butrintit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 8:53 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për trashëgiminë botërore, UNESCO thotë në një raport për Parkun më të njohur Kombëtar në Shqipëri, Butrintin, se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimin e integruar të Butrintit dhe u rekomandon autoriteteve shqiptare që Ministria e Kulturës të ruajë autoritetin tërësor të kësaj pasurie botërore dhe jo vetëm të një pjese të saj.

Çështja e menaxhimit të Parkut të Butrintit është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila në një gjest të pazakontë, ditë më parë, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s.

Raporti i UNESCO-s është përgatitur në tetor të vitit të kaluar, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë pëlqimin e saj që ai të bëhej publik.

Zëri i Amerikës, e siguroi raportin pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në bazë të ligjit për të drejtën e informimit.

Raporti i UNESCO-ICOMOS ngre shqetësim të thellë për heqjen nga Parku i Butrintit të rreth 600 hektarëve ku në një pjesë po ndërtohet aktualisht një resort dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë me urgjencë në UNESCO një plan të qartë masash për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Raporti i përbashkët i UNESCO-ICOMOS, dërguar tek autoritetet shqiptare tetorin e vitit 2023 paraqet kritika të forta për rishikimin e kufijve të Parkut Kombëtare të Butrintit pa venë në dijeni UNESCO-n dhe për mos sigurimin e menaxhimit të integruar të Butrintit, siç kanë kërkuar misionet e mëparshme të organizatës botërore që kanë monitoruar Butrintin.

Misioni i UNESCO-s thotë në raport se “ përveç krijimit të Fondacionit të ri të Menaxhimit të Butrintit, asnjë propozim tjetër për sigurimin e zbatimit të Planit të Menaxhimit nuk u prezantua gjatë misionit nga autoritetet shqiptare”.

“Vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet e misioneve të mëparshme, të Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe vetë Planit të menaxhimit për një menaxhim të integruar të Butrintit, thuhet në raport.

Një marrëveshje mes ministrisë shqiptare të kulturës dhe fondacionit shqiptaro-amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit përfshin vetëm njërën zonë të parkut të Butrintit të njohur si zona A3, ku ndodhet pjesë më e madhe e qytetit antik, duke lënë jashtë tre zona të tjera pjesë e parkut kombëtar të Butrintit.

Misioni i UNESCO-s rekomandon në raport se për të siguruar mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave universale të kësaj pasuri botërore dhe integritetin e saj, Ministria e Kulturës duhet të ruajë mbikëqyrjen e menaxhimit të të gjithë pasurisë së trashëgimisë botërore, jo vetëm të një pjese të saj.

Misioni thotë në raport se konfirmoi heqjen së fundi nga Parku Kombëtar i Butrintit të rreth 600 hektarëve nga zona B afër Ksamil, ku aktualisht është në ndërtim e sipër një kompleks turistik rezidencial.

Sipas misionit “heqja e 600 hektarëve nga Parku Kombëtar, nuk është njoftuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore dhe përfaqëson një ndryshim në regjimin mbrojtës të një pjese të ndjeshme të zonës tampon dhe ndoshta edhe të një pjese të vogël të pronës së Trashëgimisë Botërore që tani shtrihet jashtë kufijve të Parkut Kombëtar”.

Misioni i ka bërë të njohur autoriteteve shqiptare se pret një kërkesë zyrtare pranë UNESCO-s për këtë ndryshim të ndërmarrë nga qeveria shqiptare pa dijeninë e organizatës.

Misioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare si çështje urgjente, që t`i sqarojnë Qendrës së Trashëgimisë Botërore se cilat janë masat e mbrojtjes aktualisht për të gjithë pronën e Trashëgimisë Botërore që përfshihet në Parkun e Butrintit dhe zonën e saj tampon brenda kufijve të parkut.

Qeveria shqiptare ka vendosur që menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro amerikan i zhvillimit për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Ligji u miratua nga Kuvendi në maj të vitit 2022 dhe shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi përmes kësaj forme.

Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjykata Kushtetuese, në një gjest të pazakontë, pak ditë më parë, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapjen e seancës plenare për Butrintin.

You Might Also Like

Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia

Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi

Castelmezzano në Italinë Jugore: Vendi ku ka më shumë gjasa të shihni një shtrigë sesa një autobus

Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026

Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituara në dimër

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Pa sigurime shëndetësore, qytetarët përballen me shpenzime të mëdha

Kosova Times Kosova Times February 29, 2024
Scholz mbështet dëbimin e migrantëve të jashtëligjshëm
Avokati i Popullit: Ngacmimet seksuale nuk duhet të tolerohen
Komisioni Evropian: Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë ‘gati’ për t’u bashkuar me Shengenin
Ka filluar procesi i montimit të 7-të Poltronave Stomatologjikë në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?