By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën
Rajon / Botë

Egjipti mohon se kishte kundërshtuar hapjen e kufirit me Gazën

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 9:48 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka mohuar se fillimisht kishte kundërshtuar lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazë përmes pikëkalimit kufitar të Rafahut, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, e bindi për të kundërtën.

“Nga momenti i parë, Egjipti ka hapur pikëkalimin kufitar të Rafahut, nga ana e vet e kufirit, pa asnjë kufizim apo kusht dhe ka mobilizuar ndihmë masive humanitare dhe ndihmë tjetër”, tha lideri egjiptian përmes një deklarate për media më 9 shkurt.

Një ditë më parë, Biden mori meritat se kishte bindur el-Sisin – të cilin gabimisht e quajti president të Meksikës – për të hapur pikëkalimin e Rafahut në mënyrë që të dërgoheshin ndihma për Gazën. “Bisedova me të. E binda që të hapte portën”, tha Biden gjatë një konference për media.

Në fillim të luftës, Izraeli ndaloi hyrjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe furnizimeve të tjera në Gazë, duke u zotuar se nuk do të lejojë asgjë të hyjë në këtë territor derisa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lironin pengjet e marra gjatë sulmeve të 7 tetorit, sulme që nxitën luftën.

Izraeli vazhdimisht ka mbyllur pikëkalimin në Rafah, duke bombarduar pjesën palestineze të kufirit. U desh presion i madh nga ShBA-ja ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që Izraeli të pajtohej që të lejonte një numër të vogël të kamionëve me ndihmë të hynin në Gazë nga Egjipti.

Atëbotë, Egjipti vazhdimisht kishte deklaruar se dëshironte të hapte pikëkalimin dhe të lejonte dërgimin e ndihmës. Hezitimi i Egjiptit kishte të bënte më shumë me lejimin e një numri të kufizuar të njerëzve nga Gaza në tokën egjiptiane, duke shprehur frikën për një fluks të madh të regjugjatëve.

El-Sissi fajësoi Izraelin për vonesat në dërgimin e ndihmës në Gazë, duke përmendur sulmet izraelite të kryera në kufi. Kur ndaluan sulmet, tha ai, Egjipti riparoi pikën kufitare dhe lejoi dërgesat me ndihë humanitare.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Nga mërgimi te suksesi në Kosovë në blegtori me 70 mijë pula dhe 100 dema

Kosova Times Kosova Times July 3, 2025
Pavel Durov njoftoi integrimin e AI të Elon Musk në Telegram
Sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit
Kurti kujton masakrën e Studenicës: Ne as nuk harrojmë, as nuk falim
Nënshkruhet vendimi për lirimin e pronës së Institutit Bujqësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?