By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni i reformës zgjedhore, dëgjesa online me shoqërinë civile
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Komisioni i reformës zgjedhore, dëgjesa online me shoqërinë civile
Rajon / Botë

Komisioni i reformës zgjedhore, dëgjesa online me shoqërinë civile

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 6:58 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore zhvilloi sot një mbledhje të gjatë online, ku dëgjoi propozimet nga organizatat joqeveritare, që vëzhgojnë proceset zgjedhore.

Komisioni shmangu në këtë mënyrë tensionet në sallën e mbledhjeve, ku një grup deputetësh opozitarë pengojnë forcërisht zhvillimin normal të tyre.

Komisioni ka miratuar një kalendar pune dhe është angazhuar që brenda marsit të dorëzojë një raport me amendamente mbi përmirësimin e procesit zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Mbledhja e sotme online e komisionit të posaçëm të reformës zgjati mbi 4 orë, teksa u zhvilluan dëgjesa me 11 organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë përvojë të gjatë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore dhe në rekomandime përmirësuese mbi zgjedhjet.

Në dëgjesëe sotme temat më të përmendura ishin votimi elektronik, shitblerja e votës, votimi i shqiptarëve me banim jashtë Shqipërisë, sistemet zgjedhore, por mbi të gjitha mbeti si shqetësim kryesor përdorja e burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore nga shumica në pushtet.

“Ne mund të flasim për listat e hapura, votimin elektronik apo sistemet zgjedhore etj., të gjithë këto janë të cenueshme në rast se vazhdojmë të mos zbatojmë nenet e Kodit Zgjedhor që kufizojnë përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë”, tha mes të tjerash Erjon Tase, drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike.

Folën sot përfaqësues nga Koalicioni për Reforma dhe Integrim KRIIK, Shoqata për Kulturë Demokratike, Instituti i Studimeve Politike, Akademia e Studimeve Politike, Instituti Demokratik Ndërkombëtar, Lëvizja ShpresOn, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si dhe organizatat Qëndresa Qytetare, Drejtësia Sociale, Shqipëria Bëhet, dhe Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje.

Komisioni i reformës zgjedhore rinisi punën pas një heshtje të gjatë dhe ka premtuar se do të kryejë detyrat deri në fund të muajit mars.

Mbledhjet online u panë si rrugëdalje përballë protestave nga një grup deputetësh opozitarë, të cilët akuzojnë komisionin për pasivitet dhe përfaqësim të pasaktë të opozitës në të, ndaj kanë penguar disa herë mbledhjen e tij në sallën e zakonshme.

Në mbledhjen e sotme nuk mbetën jashtë vëmendjes edhe një seri rekomandimesh sa i takon barazisë gjinore në veprimtarinë politike dhe vendimmarje, edhe ky një tjetër shqetësim kryesor i veprimtarëve, të cilët kërkuan krahas kuotave të përfaqësim edhe kuota në financa kushtuar kandidateve gra e vajza.

“Gratë dhe vajzat anë patur zero akses në financat publike të partive politike. Ne sugjerojmë që Kodi Zgjedhor dhe në akte nënligjore, edhe ligji për partitë politike të parashikojë një mekanizëm që të garantojë akses të barabartë të grave dhe vajzave, ose një akses në përqindje, në financat publike të partive politike”, thotë Edlira Çepani, drejtuese e Rrjetit për Barazi në Vendimmarrje.

Ndërsa një grup deputetësh opozitarë po kërkojnë ndryshimin e përbërjes së komisionit dhe të bashkëkryetarit nga Partia Demokratike, veprimtaria e këtij komisioni është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak edhe të skadimit të disa afateve ligjore që kanë të bëjnë me garantimin e votimit të diasporës dhe shqiptarëve me banim jashtë vendit.

Këta të fundit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të listave të votuesve, jozyrtarisht mendohet se janë afro 1/3, si dhe janë arsyeja pse pjesëmarrja në zgjedhje del formalisht e ulët në statistika. Komisioni bëri sot të ditur se do të zhvillojë dëgjesa edhe me partitë politike jashtëparlamentare, si dhe me përfaqësues të diasporës.

Të dy këto grupime kanë kërkuar të shprehin pikëpamjet e tyre mbi proceset zgjedhore. Ndërsa shprehu gatishmërinë për të ndihmuar, OSBE/ ODIHR u bëri thirrje partive politike të kryejnë një reformë gjithëpërfshirëse me konsultime të hapura në përmirësimin e proceseve zgjedhore bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.

You Might Also Like

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur

Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Gruaja rumune e zhdukur prej 17 vitesh gjendet gjallë në Itali

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Durmishi:Punime me intensitet nga `Ura e Veternikut` në hyrje të Graçanicës
Kandidati për kryetar bashkie në Meksikë qëllohet për vdekje, të gjitha filmohen drejtpërdrejt
Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person
Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën 17-vjeçari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?