By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…
January 22, 2026
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Kujtesën e kam të mirë” – thotë Biden pasi prokurori tha se ai s’i mbante në mend ngjarjet personale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Kujtesën e kam të mirë” – thotë Biden pasi prokurori tha se ai s’i mbante në mend ngjarjet personale
Rajon / Botë

“Kujtesën e kam të mirë” – thotë Biden pasi prokurori tha se ai s’i mbante në mend ngjarjet personale

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 11:36 AM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka kundërshtuar ashpër një hetim ndaj tij i cili gjeti se ai i kishte keqpërdorur top dokumentet e klasifikuara dhe se kishte hasur në vështirësi t’i sillte ndër mend ngjarjet e rëndësishme jetësore.

“Kujtesën e kam të mirë”, u përgjigj Biden me zemërim të enjten në Shtëpinë e Bardhë ndaj hetimit të prokurorit të posaçëm Robert Hur, duke e mohuar se kishte harruar se kur i kishte vdekur djali. Beau Biden vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015, në moshën 46 vjeçe.

“Si dreqin guxon ta ngrejë këtë çështje ai?”, tha Biden.

Hetimi gjeti se Bideni “me dashje i mbajti dhe i publikoi” dosjet e klasifikuara, por Hur tha se ka vendosur të mos ngrejë aktakuzë kundër tij.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, tha se Bideni i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara në mënyrë të papërshtatshme, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan, pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Në raport, i cili u publikua një ditë më parë, thuhet se kujtesa e presidentit ka “kufizime të mëdha”.

Hur e intervistoi presidentin 81-vjeçar për pesë orë si pjesë e hetimit të tij.

Prokurori i posaçëm, një republikan i emëruar nga prokurori i përgjithshëm i Bidenit, Merrick Garland, tha se Bidenit nuk i kujtohej se në cilën kohë ishte zëvendëspresident (nga 2009 deri më 2017), apo “madje as kur djali i tij Beau kishte vdekur”.

Në konferencën për media të së enjtes mbrëma, Bideni ishte emocional dhe i kritikoi gjetjet e hetimit se atij nuk i kujtoheshin ngjarjet personale.

“Sinqerisht, kur mu bë ajo pyetje thashë me vete, kjo nuk është puna e tyre”, tha Biden.

“Nuk kam nevojë që dikush të ma kujtojë se kur vdiq ai [Beau Biden]”, shtoi ai.

Ai tha se ishte “shumë i zënë… duke u marrë me çështje të krizës ndërkombëtare” kur ishte intervistuar nga prokurori i posaçëm nga 8 deri më 9 tetor 2023 – tamam kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas.

Prokurori i posaçëm theksoi do të ishte e vështirë të dënohej presidenti për keqpërdorim të dosjeve, sepse “në gjykim, Bideni me gjasë do të prezantohej para jurisë, siç bëri edhe gjatë intervistës me ne, si një i moshuar zemërdhembshur dhe me kujtesë të dobët”.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Escobar: “Korrupsioni është një problem i madh për rajonin e Ballkanit Perëndimor”

Kosova Times Kosova Times August 26, 2023
“Do të ketë një fatkeqësi.” Vrima në buxhetin rus ka vendosur një rekord të ri
Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave serbe
Brenda kthimit të jashtëzakonshëm të Madonnës në skenën botërore
Fejza: Opozitarët me qasje bllokuese e refuzuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?