By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehmeti: “Arena” ka garantuar se s’do të shfaqë më mesazhe politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mehmeti: “Arena” ka garantuar se s’do të shfaqë më mesazhe politike
Lajme

Mehmeti: “Arena” ka garantuar se s’do të shfaqë më mesazhe politike

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 4:07 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Komisioni i Pavarur për Media në përbërje prej pesë anëtarësh ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Media. Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, përmendi objektivat që duhen realizuar. Ai ka sqaruar vendimin për ndalimin e “ArenaSport”, që sipas tij, ishte në kundërshtim me rregulloret e KPM-së.

“Objektivat tona për këtë vit janë 5 më kryesoret e që janë: mbrojtja e qytetarit nga përmbajtja e dëmshme mediale; mbrojtja e vetë të licencuarve nga njëri-tjetri, në kuptimin e formimit të një tregu të shëndoshë medial; rritja e transparencës së pronësisë së mediave, se kush qëndron prapa tyre edhe në aspektin financiar; frekuencat e Kosovës të jenë sa më mirë të mbikëqyrura dhe rritja e integritetit tonë institucional”, ka theksuar Mehmeti para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Media.

Më tej, kryetari i KPM-së ka bërë të ditur vendimin për shfuqizimin e një vendimi që ndalonte transmetimin e kanalit sportiv “ArenaSport”. Sipas tij, vendimi është bazuar në faktin se kanë pushuar rrethanat për të cilat kanë qenë determinuese në marrjen e një vendimi për ndalimin e transmetimit.

“Kemi ndalur tri kanalet e “Arena Sport”, sepse kanë bartur mesazhe që ishin në kundërshti me rregulloret e KPM-së”, deklaroi Mehmeti, derisa shtoi se ky vendim për ndalimin është anuluar në momentin kur kanë pushuar rrethanat që kanë përcaktuar në marrjen e një vendimi të tillë, si dhe me reagimin e qytetarëve që të lëshohen kanalet sportive, sepse po ndihet mungesa e programit sportiv.

“Më 6 shkurt kemi pasur mbledhje të Komisionit me shumë pika dhe janë marrë shumë vendime. Më 7 shkurt na ka ardhur një ftesë që thotë se ftohen anëtarët të marrin pjesë në dëgjimin para komisionit dhe sot jemi para jush. Sa i përket shfuqizimit të vendimi tonë për pezullim të kanaleve të Arena Sport, përgjigja është se jemi bazuar në faktin se kanë pushuar rrethanat të cilat na kanë determinuar marrjen e një vendimi të tillë. E dyta, kemi marrë garancion nga operatorët dhe kanalet e Arena Sport se përmbajtjet e tilla nuk do të përsëriten më kurrë. Dhe e treta, kemi pasur parasysh interesin e përdoruesve për të pasur qasje në ngjarje sportive që i ofrojnë këto kanale”, ka thënë Mehmeti.

Më tej, Mehmeti vuri në dukje komunikimet e tij me përfaqësuesit e ‘Premier Ligës’ lidhur me lejimin transmetimit të ‘ArenaSport’ edhe në Kosovë, në gjuhën serbe, ku sipas tij, përgjigja e tyre ishte se kjo ka ndodhur për shkak të gjuhës që flitet në rajon.

Ndaj fjalës së kryetarit të KPM-së, Jeton Mehmeti, pati deputeti i LVV-së Njazi Isaku, i cili tha se është e pabesueshme që ka qytetar që kërkon kthimin e kanaleve sportive në gjuhën serbe.

Deputeti Isaku kërkoi shkarkimin e KPM-së për çka, siç tha ai, vendimit për rikthimin e kanaleve “Arena Sport” në Artmotion, si dhe operatorët tjerë.

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Xhaferi: Të kthehemi te votimi i hapur ose te qeveria e unitetit
“Gjithçka po digjet”: Trupat ukrainase mbrojnë zonën e nxehtë të Donjeckut
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës edhe me katër porta të reja
FI: Skandal, zhdukën mbi 600 dokumente të shtetësisë së qytetarëve të Kosovës-thirrje për hetim të menjëhershëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?