By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti jugkorean, marinës: “Fillimisht veproni, më pas raportoni” nëse provokoheni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti jugkorean, marinës: “Fillimisht veproni, më pas raportoni” nëse provokoheni
Rajon / Botë

Presidenti jugkorean, marinës: “Fillimisht veproni, më pas raportoni” nëse provokoheni

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 6:03 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE

Presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pjesëtarëve të marinës të shtunën që, “fillimisht veproni, më pas raportoni”, nëse provokoheni, pas përshkallëzimit të kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut, vend me fuqi bërthamore, e ka shpallur këtë vit Korenë e Jugut si “armiken kryesore”, i ka mbyllur agjencitë që kanë synuar ribashkimin, dhe kthimin e komunikimeve, si dhe ka kërcënuar me luftë edhe nëse i preket “0.001 milimetër” e territorit.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka përsëritur të premten se Pheniani nuk do të hezitojë “t’i japë fund” Koresë së Jugut, nëse sulmohet, duke e konsideruar Seulin si “armikun më të rrezikshëm” të verikoreanëve.

Yoon, në anën tjetër, e ka thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, prej kur është ngjitur në pushtet, më 2022, duke përfshirë shtimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

“Nëse armiku na provokon, veproni sipas parimit ‘fillimisht veproni, më pas raportoni’ dhe përgjigjuni me vendosmëri, pa hezituar për të shkatërruar vullnetin e armikut”, ka thënë Yoon gjatë një vizite te pjesëtarët e marinës jugkoreane.

Yoon ka bërë deklarata të ngjashme edhe muajin e kaluar në një bazë ushtarake.

Përveç ashpërsimit të retorikës, të dyja palët i kanë rritur masat e sigurisë në kohën e fundit.

Yoon, i cili e ka fituar pushtetin me zotimet për të qenë i ashpër ndaj Phenianit, dhe partia e tij, po synojnë të fitojnë sërish shumicën parlamentare në zgjedhjet e ardhshme,

Ekspertët kanë thënë se Koreja e Veriut e ka një regjistër të gjatë të provokimeve që ka bërë para zgjedhjeve jugkoreane, si pjesë e strategjisë për të shkaktuar probleme për jugkoreanët.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kërcënimi i tmerrshëm i tërmeteve të reja shkatërruese: Ekspertët shpjegojnë se si do të dukej magnituda 15

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Autoritetet britanike kanë akuzuar pesë bullgarë për spiunazh për Rusinë
Biden paraqet planin për paqe në Rripin e Gazës
Një grua amerikane u zhduk teksa kërkonte një mace të humbur. Një gropë u hap poshtë saj
Mobilizimi rus mund të ngadalësojë ofensivën ukrainase, por jo ta ndalë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?