By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 nëntor
November 28, 2025
LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës
November 27, 2025
Haradinaj uron Ditën e Forcës, vlerëson mbështetjen amerikane RTKlive Në shënimin e Ditës së Forcës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët e vendit, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është burim force dhe krenarie kombëtare. Haradinaj njoftoi se sot i është bashkuar Gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të Gjeneralit amerikan James Mattis. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e SHBA-ve në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. “Nga zemra i uroj shëndet Gjeneralit Mattis, të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë, dhe i dërgoj përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Trump, në mandatin e parë të të cilit Kosova e formoi Ushtrinë,” deklaroi Haradinaj. Ceremonitë dhe aktivitetet e Ditës së Forcës u zhvilluan në gjithë vendin, duke vënë në pah arritjet dhe rolin e FSK-së në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
November 27, 2025
Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet
November 27, 2025
Spiropali-Osmanit: Shkodra shtëpia juaj, simbol i unitetit
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreziku prej deponive ilegale në rrethin e Shkupit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Rreziku prej deponive ilegale në rrethin e Shkupit
Uncategorized

Rreziku prej deponive ilegale në rrethin e Shkupit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 9:06 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE

Xhemal Idrizov thotë se nuk mund të dalë mbrëmjeve jashtë shtëpisë së tij, për shkak të tymit dhe erës së rëndë nga djegia e mbeturinave në shumë lokacione të Komunës së Karposhit – ku jeton ai – që është pjesë e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

“Që të gjithë ne duhet mobilizuar… duhet të rritet vetëdija sepse ne jemi ata që ndotim ambientin, për të shmangur grumbullin e madh të mbeturinave nëpër deponitë e egra, u vihet zjarri mbeturinave dhe kemi tym gjithandej”.

Mes tjerash, ai tregon se familja e tij nuk mund t’i thajë rrobat në ambient të jashtëm “sepse jo vetëm që marrin erë të keqe, por ato mbulohen me mbetje nga djegia që i bart era”.

“Nuk e di nga të filloj, unë nuk jam ekspert i kësaj çështjeje, por shihni, në çdo kodrinë ka të hedhura mbetje inerte, nëse dikush pastron, ose rindërton diçka rreth ambienteve të banimit, mbetjet barten me kamionë, dhe për të mos paguar deponi, ato hidhen në breg të lumit Vardar ose rrëzë kodrinave përreth. Unë zgjohem herët dhe shoh se si hidhen mbeturinat në agim”, tregon Trajce Nikollovski, alpinist, duke përshkruar rajonet përreth Shkupit.

Deponia ilegale në Vizbeg, e krijuar në afërsi të rrugës që lidh Shkupin me Bllacën.
Deponia ilegale në Vizbeg, e krijuar në afërsi të rrugës që lidh Shkupin me Bllacën.

Në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave, përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave komunale nga kontejnerët, është kompania publike “Higjiena Komunale”, e cila obligohet që mbeturinat nga amvisëritë dhe kompanitë t’i depozitojë në deponinë Drisla.

Edhe komunat kanë përgjegjësi që të mos ketë mbeturina nëpër hapësirat e territorit të tyre.

Atyre u kërkohet që të punësojnë kompani private për largimin e të gjitha llojeve të mbeturinave në deponinë Drisla.

Megjithatë, në gati të gjitha komunat e zonës së Shkupit, sikurse ato të Karposhit, Shuto Orizarës, Sarajit, dhe në disa zona të Qendrës, shihen deponi të egra”.

Disa zyrtarë të Shkupit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ekzistojnë edhe disa kompani që hedhin mbeturina të rrezikshme nëpër deponi ilegale.

Autoritetet komunale të Shkupit kanë treguar se në disa raste “inspektorët e qytetit në lagjen Vizbeg gjetën kamionë dhe makineri të rënda në një deponi të egër duke hedhur mbeturina toksike dhe mbetje të materialit ndërtimor”.

Sipas tyre, pavarësisht se përpjekjeve për pastrim të deponive të egra, qytetarët po i krijojnë të tjerat shumë shpejt.

Bllazhe Josifovskit, nga organizata joqeveritare, Go Green, që e ka në fokus ambientin jetësor, i ka thënë Radios Evropa e lirë se çështja e deponive ilegale mund të zgjidhet duke miratuar një ligj që parasheh angazhimin e policisë komunale.

Ai përmend se një premtim i tillë qeveritar daton qysh prej vitit 2021, por që nuk është realizuar ende.

“Ligji i policisë komunale mund të jetë zgjidhje, por me kusht që ai ligj të zbatohet siç duhet. Sepse, disa vende të rajonit kanë pasur përvoja të këqija me një ligj të tillë. Në vendin tonë, disa kryetarë komunash në mbledhjet e Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale, kërkuan që të miratohet ky ligj, por nuk u miratua. Policia dhe inspektoratet, në situatën aktuale, nuk kanë kapacitete të merren me të gjitha problemet, dhe në realitet vetëdija është në nivel të ulët”, vlerëson Josifovski.

Material ndërtimor i hedhur në këtë rajon.
Material ndërtimor i hedhur në këtë rajon.

Në bazë të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave, është paraparë ndërtimi i tetë deponive rajonale për të zgjidhur problemin e mbeturinave në deponitë komunale – të cilat nuk i plotësojnë standardet e mbrojtjes së mjedisit.

Megjithatë, ato nuk janë krijuar kurrë, pasi komunat kanë refuzuar diçka të tillë.

Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, ndotja afatgjate dhe e përhapur e mjedisit paraqet krim – ekocid. Kurse, për autorët e këtij krimi mjedisor parashihet burgim që fillon nga dhjetë vjet e deri në burgim të përjetshëm.

You Might Also Like

Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

PDK-ja dhe LDK-ja thonë se për RTK-në ka zgjidhje, por mungon vullneti

BE: Serbia po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Shërbimi Korrektues parandalon narkotikë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ulutas në takim me myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh sociale e fetare

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania do të ndihmojë në restaurimin e spitalit të fëmijëve Okhmatdyt

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Për ndërtimi e këtij objekti nevojiten 4 deri në 5 vjet. Ata ia dolën për 12 muaj
Tavë meksikane me pulë
Ne ju sjellim një recetë shampite me të cilën nuk mund të gaboni
Paralajmërim i kryeministrit polak: Dy vitet e ardhshme do të vendosin gjithçka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?