By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz zotohet se Gjermania do ta arrijë cakun e NATO-s prej 2% të shpenzimeve të GDP
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Scholz zotohet se Gjermania do ta arrijë cakun e NATO-s prej 2% të shpenzimeve të GDP
Rajon / Botë

Scholz zotohet se Gjermania do ta arrijë cakun e NATO-s prej 2% të shpenzimeve të GDP

Kosova Times
Last updated: 2024/02/12 at 6:36 PM
Kosova Times Published February 12, 2024
Share
SHARE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të hënën se industritë e mbrojtjes mund të llogarisin në rritjen e shpenzimeve ushtarake nga Qeveria e tij dhe se ajo do ta përmbushë përkushtimin e vet për t’i shpenzuar 2 për qind nga bruto prodhimi i brendshëm (GDP) për mbrojtjen e NATO-s.

Scholz foli pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shkaktoi zemërim në mesin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara (ShBA) duke thënë se ShBA-ja mund të mos i mbrojë anëtaret e NATO-s, të cilat nuk janë duke shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen, kundër pushtimit të mundshëm nga Rusia.

Sa ishte president, Trumpi i kishte kritikuar publikisht vendet të cilat nuk e kishin përmbushur synimin e aleancës ushtarake për t’i shpenzuar 2 për qind nga GDP-ja e tyre për mbrojtjen e aleancës.

Scholzi tha të hënën se Gjermania dhe industria e mbrojtjes e Evropës duhet patjetër të fillojnë prodhimin e madh të armëve, pasi lufta në Ukrainë vuri në sipërfaqe vështirësitë e prodhuesve evropianë për t’i plotësuar kërkesat për municion.

Scholzi e vizitoi vendndodhjen e ardhshme të fabrikës së armeve Rheinmetall në Gjermaninë qendrore.

“Ne duhet të bëjmë prodhim të madh të pajisjeve të mbrojtjes. Jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjitha vendet evropiane duhet patjetër të bëjnë edhe më shumë për ta mbështetur Ukrainën”, tha Scholz.

“Zotimet që i kemi bërë deri tani nuk mjaftojnë. Vetëm fuqia e Gjermanisë nuk mjafton”, shtoi ai.

Scholz theksoi se industria ushtarake dhe e mbrojtjes e Gjermanisë mund të mbështetet tani në përkushtimin e Berlinit për ta arritur cakun e NATO-s për 2 përqindëshin.

“Kjo nevojitet urgjentisht. Sepse, pavarësisht sa i vështirë është ky realitet: ne nuk jetojmë në kohëra paqeje”, shtoi ai.

Rheinmetall, njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të predhave të artilerisë dhe tankeve në botë, nisi ta rrisë prodhimin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022, ku nevoja për municion është rritur tej mase, duke iu shkaktuar prodhuesve evropianë vështirësi për t’i plotësuar kërkesat.

“Ndërtimi i fabrikës sonë të re është rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të kohëve”, tha shefi ekzekutiv i Rheinmetall, Armin Papperger.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times February 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Lavrov krahason ‘Amerika së pari’ e Trump me propagandën naziste

Kosova Times Kosova Times February 8, 2025
68 aksidente dhe 2,040 tiketa trafiku në 24 orët e fundit
Policia prangos tre persona në aksonin kundër fajdeve në Prishtinë e Pejë
Helikopteri u rrëzua dhe u dogj gjatë uljes në Rusi
Pritjet deri në pesë orë për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?