By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i Pentagonit në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i Pentagonit në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij
Rajon / Botë

Shefi i Pentagonit në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij

Kosova Times
Last updated: 2024/02/12 at 9:57 AM
Kosova Times Published February 12, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar në një repart të kujdesit kritik për shkak të problemeve me fshikëzën, duke ia transferuar përgjegjësitë zëvendëses së tij, tha Pentagoni të dielën.

Austin po përballet me kancer në prostatë.

Nënsekretarja amerikane e Mbrojtjes, Kathleen Hicks, “mori funksionet dhe përgjegjësitë” pak para orës 17:00, sipas kohës lokale, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, përmes një deklarate, duke shtuar se për këtë janë njoftuar Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi.

Austin është “pranuar në një njësi të kujdesit kritik në Qendrën Kombëtare Spitalore Ushtarake Walter Reed, për mbështetje shëndetësore dhe monitorim”, tha Pentagoni përmes një deklarate tjetër, duke cituar mjekët e tij.

Ky njoftim rreth shëndetit të shefit të Pentagonit vjen pasi Austin, 70 vjeç, paraprakisht kishte mbajtur sekret shtrimin në spital dhe nuk kishte njoftuar menjëherë presidentin amerikan, Joe Biden, për diagnozën e tij me kancer, duke nxitur kritika pasi ShBA-ja po përballet me krizat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Austin ishte zhdukur nga syri i publikut gjatë trajtimit për kancerin në prostatë në dhjetor dhe më pas në janar, pasi kishte pasur ndërlikime gjatë një procedure.

Këtë herë, publiku u njoftua dy orë pasi ai u dërgua në spital të dielën pasdite.

Austin “u transportua nga ekipi i tij i sigurimit” në spital, tha Ryder përmes deklaratës. Ky zëdhënës fillimisht tha se shefi i mbrojtjes mori me vete sisteme të klasifikuara të komunikimit dhe do të mbante detyrat.

Por, në njoftimin e dytë u bë e ditur se Hicks do të merrte përgjegjësitë e Austinit.

“Aktualisht nuk është e qartë se sa do të qëndrojë në spital sekretari Austin”, u tha në deklaratën e fundit të Pentagonit, që iu referua Dr.John Maddox dhe Dr.Gregory Chesnut nga spitali Walter Reed që gjendet në Marilend.

Muajin e kaluar, Austin kishte kërkuar falje pasi u përball me kritika se kishte mbajtur sekret shtrimin paraprak në spital.

“Është dashur që ta njoftoja presidentin për diagnozën time me kancer”, u tha ai gazetarëve më 1 shkurt.

Shtrimi i tij në spital po ndodh në kohën kur ShBA-ja po përballet me krizat në Lindjen e Mesme, ku forcat amerikane në Irak dhe Siri pothuajse përditë po përballen me sulme nga militantët e mbështetur nga Irani në shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

Zyrtari më i lartë i mbrojtjes në ShBA po ashtu është figurë kyçe në përpjekjet e administratës Biden për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, përderisa ligjvënësit republikanë në Kongres po refuzojnë të miratojnë ndihmën e re ushtarake për Kievin.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times February 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nga Beogradi në Prishtinë, vajzat e Pretty Loud luftojnë paragjykimet

Kosova Times Kosova Times May 6, 2023
Vidhen para në një xhami në Prizren
LDK mban sot konferencë për medie
Gjendet një punishte e armëve në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuari
“Navalny” fiton çmimin BAFTA për dokumentarin më të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?