By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Civilët në Rafah duhet të mbrohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: Civilët në Rafah duhet të mbrohen
Rajon / Botë

Biden: Civilët në Rafah duhet të mbrohen

Kosova Times
Last updated: 2024/02/13 at 10:11 AM
Kosova Times Published February 13, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përsëritur thirrjen e tij urgjente për mbrojtjen e popullsisë civile, përderisa ushtria izraelite po përgatitet për një sulm në qytezën Rafah në Rripin e Gazës.

Një operacion ushtarak në Rafah “nuk duhet të nisë pa një plan të besueshëm, një plan të besueshëm për ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes së mbi 1 milion personave që po strehohen atje”, tha Biden më 12 shkurt pasi u takua në Shtëpinë e Bardhë me mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Shumë persona në Gazë janë zhvendosur për shkak të luftimeve që nisën pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, duke çuar në kundërpërgjigje të fuqishme të Izraelit.

Udhëheqësit izraelitë kanë paralajmëruar se shënjestra e radhës do të jetë Rafahu. Biden tha se personat që janë strehuar në këtë qytezë “janë të ekspozuar dhe të cenueshëm”.

“Ata duhet të mbrohen”, tha udhëheqësi amerikan.

Qeveria amerikane e ka bërë të qartë që në fillim se është kundër çdo dëbimi me forcë të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Ndërkaq, mbreti Abdullah II i Jordanisë paralajmëroi kundër një ofensive izraelite në Gazë.

“Ne nuk mund të përballojmë një sulm izraelit në Rafah. Është e sigurt se do të prodhojë një krizë tjetër humanitare”, tha ai.

Që nga nisja e luftës në Gazë, mbi 1 milion persona janë zhvendosur, sipas mbretit jordanez, i cili bëri thirrje që menjëherë të arrihet një armëpushim i përhershëm.

Ushtria izraelite ka thënë se po harton plane, që përfshijnë edhe evakuimin e qindra mijëra civilëve që po strehohen në Rafah, që gjendet në cepin më jugor të Rripit të Gazës, në kufi me Egjiptin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Rafah aktualisht gjenden 1.3 milion persona. Kjo qytezë kishte një popullsi prej afër 250.000 personash para se të niste lufta.

Në sulmin që nxiti luftën, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë nga jugu i Izraelit. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 28.000 persona, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë.

You Might Also Like

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur

Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Gruaja rumune e zhdukur prej 17 vitesh gjendet gjallë në Itali

Kosova Times February 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet pastruan përmendoret spontane të Navalny në Moskë dhe qytete të tjera ruse

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
DSRG “Rusich” – një nga njësitë vullnetare më skandaloze
Të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit në pritje të vendimit
Roli i Serbisë në mbrojtjen e Dodik nga gjyqi në Bosnje dhe Hercegovinë
Delegacioni i Kosovës merr pjesë në punimet e sesionit të 69-të të NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?