By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
January 30, 2026
43 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 30, 2026
IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës nga MD shkel ligjin
January 30, 2026
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
January 30, 2026
Mirëpritet heqja e bllokadës nga kompanitë transportuese
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Ambasadori Abbott, për ne ju jeni më shumë se një përfaqësues diplomatik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Ambasadori Abbott, për ne ju jeni më shumë se një përfaqësues diplomatik
Lajme

Osmani: Ambasadori Abbott, për ne ju jeni më shumë se një përfaqësues diplomatik

Kosova Times
Last updated: 2024/02/13 at 8:03 PM
Kosova Times Published February 13, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve.

Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin personal të ambasadorit Abott, i cili përveç rolit në promovimin e marrëdhënieve reciproke, mbështeti edhe shumë kauza të rëndësishme për shoqërinë kosovare.

“Ambasadori Abbott, për ne ju jeni më shumë se një përfaqësues diplomatik. Ju jeni një mik i vërtetë i Kosovës, një bashkëpunëtor i çmuar dhe një mbështetës i palëkundshëm i aspiratave tona për një shoqëri të lirë, të hapur dhe të drejtë. Përkrahja juaj e vazhdueshme për të drejtat e njeriut, paqen dhe integrimin e Kosovës në familjen euroatlantike, si dhe fuqizimin e përgjithshëm ndërkombëtar të saj tregon përkushtimin tuaj ndaj Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani i ka uruar ambasadorit Abbott sukses në angazhimet e mëtejme, duke e konsideruar një mik të Kosovës, i cili do të jetë gjithnjë i mirëseardhur në shtetin tonë.

Në takim, u shpreh gatishmëria e të dy bashkëbiseduesve që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, arsimin, kulturën dhe përforcimin e lidhjeve njerëzore ndërmjet qytetarëve të dy shteteve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve

43 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës nga MD shkel ligjin

SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës

Mirëpritet heqja e bllokadës nga kompanitë transportuese

Kosova Times February 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Purvis ia siguron fitoren Pejës

Kosova Times Kosova Times November 27, 2022
Rasti i rëndë në Lipjan, policia interviston katër dëshmitarë
Kurti priti deputetin britanik Sobel, folën për sigurinë dhe mbrojtjen
Gallant aludon për mundësinë e një ofensive tokësore në Liban
Motta flet para ndeshjes me Stuttgart: Ta ruajmë konsistencën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?