By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Patrullë speciale për arinjtë e murrmë të Spanjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Patrullë speciale për arinjtë e murrmë të Spanjës
Rajon / Botë

Patrullë speciale për arinjtë e murrmë të Spanjës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/13 at 4:27 PM
Kosova Times Published February 13, 2024
Share
SHARE

Arinjtë e murrmë të Spanjës, dikur specie në zhdukje, viteve të fundit bredhin nëpër fshatrat malore në veri të vendit aq shpesh sa Qeveria rajonale e Kastiljes dhe Leonit ka ngritur një patrullë për t’i paralajmëruar banorët vendas për lëvizjet e kafshëve.

Patrulla, e cila ka nëntë roje, mbron banorët dhe të korrat e tyre në qytetin minerar të Villablinos, në provincën e afërt të Palencias dhe zona të tjera përreth. Po ashtu, patrulla ka për qëllim të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e species së rrezikuar dhe njëkohësisht të mundësojë bashkëjetesën në zonë ndërmjet njerëzve dhe kafshëve.

Arinjtë e murrmë të rritur mund të peshojnë nga 150 deri 250 kilogramë dhe mund të arrijnë deri në 2 metra. Ata mund të jetojnë deri në 30 vjet. Tri dekada më parë kishin mbetur vetëm 60 arinj të murrmë në Spanjë, por janë mbi 400 sosh. /rel/

Një arushë e murrme me një qafore GPS të vendosur shihet në Villar de Santiago, Spanjë, 4 gusht 2023. Një patrullë prej nëntë rojesh, e ngritur nga qeveria rajonale e Kastiljes dhe Leonit, mbron banorët dhe kopshtet e tyre në zonat përreth, me qëllim që t'i mbajë të sigurt dhe të shëndetshëm arinjtë e murrmë iberikë si specie e rrezikuar dhe njëkohësisht të mundësojë bashkëjetesën ndërmjet njerëzve dhe kafshëve. “Rritja e popullsisë së arinjve çon në rritje të konflikteve (me njerëzit),” tha koordinatori i patrullës Daniel Pinto.
Një arushë e murrme me një qafore GPS të vendosur shihet në Villar de Santiago, Spanjë, 4 gusht 2023. Një patrullë prej nëntë rojesh, e ngritur nga qeveria rajonale e Kastiljes dhe Leonit, mbron banorët dhe kopshtet e tyre në zonat përreth, me qëllim që t’i mbajë të sigurt dhe të shëndetshëm arinjtë e murrmë iberikë si specie e rrezikuar dhe njëkohësisht të mundësojë bashkëjetesën ndërmjet njerëzve dhe kafshëve. “Rritja e popullsisë së arinjve çon në rritje të konflikteve (me njerëzit),” tha koordinatori i patrullës Daniel Pinto.
Një arushë e murrme nën efektin e anestezionit derisa veterinerët kryejnë kontrolle shëndetësore si pjesë e programit për monitorimin dhe mbrojtjen e këtyre specieve, në Villarino, Spanjë, 8 shtator 2021. Patrulla, në kurthin e së cilës deri tani kanë rënë 12 arinj, ka për qëllim të përmirësojë mënyrën e sjelljes së arinjve, duke kryer kontrolle mjekësore dhe duke u vendosur qafore me GPS derisa ata janë nën efektin e anestezionit. 

"Ajo që duam është t'i monitorojmë në çdo kohë, në kohë reale... të jemi në gjendje të veprojmë shpejt, gjithmonë, që të përmirësojmë bashkëjetesën e arinjve me njerëzit", tha David Cubero, koordinator i planit të kapjes së arinjve të murrmë.
“Ajo që duam është t’i monitorojmë në çdo kohë, në kohë reale… të jemi në gjendje të veprojmë shpejt, gjithmonë, që të përmirësojmë bashkëjetesën e arinjve me njerëzit”, tha David Cubero, koordinator i planit të kapjes së arinjve të murrmë.
Pjesëtarët e patrullës duke bartur një ari, i cili ende është nën efektin e anestezionit, drejt kafazit me telekomandë pasi e kanë kontrolluar dhe ia kanë vendosur qaforen me GPS.
Pjesëtarët e patrullës duke bartur një ari, i cili ende është nën efektin e anestezionit, drejt kafazit me telekomandë pasi e kanë kontrolluar dhe ia kanë vendosur qaforen me GPS.
Daniel Pinto, menaxher operacional i një patrulle speciale që monitoron arinjtë e murrmë iberikë, ngre kurth për arinjtë për t'i vendosur brenda një kafazi që pastaj t'u kryhen kontrolle dhe t'u vensodes qaforet me GPS, në Caboalles de Abajo, Spanjë, 17 gusht 2023. Patrulla monitoron kafshët me një sistem të ri satelitor, një ekip veterinerësh, biologësh dhe rojesh malore të zhvilluar në vitin 2021, si dhe kafazet me telekomandë që mund të kapin arinjtë pa i kapur speciet e tjera. "Qëllimi është të kërkojmë zgjidhje për sfidat e ruajtjes, me të cilat përballemi me arinjtë, kryesisht në mjediset e banuara", tha David Cubero, koordinator i planit të identifikimit dhe kapjes së ariut të murrmë. ​
Daniel Pinto, menaxher operacional i një patrulle speciale që monitoron arinjtë e murrmë iberikë, ngre kurth për arinjtë për t’i vendosur brenda një kafazi që pastaj t’u kryhen kontrolle dhe t’u vensodes qaforet me GPS, në Caboalles de Abajo, Spanjë, 17 gusht 2023. Patrulla monitoron kafshët me një sistem të ri satelitor, një ekip veterinerësh, biologësh dhe rojesh malore të zhvilluar në vitin 2021, si dhe kafazet me telekomandë që mund të kapin arinjtë pa i kapur speciet e tjera. “Qëllimi është të kërkojmë zgjidhje për sfidat e ruajtjes, me të cilat përballemi me arinjtë, kryesisht në mjediset e banuara”, tha David Cubero, koordinator i planit të identifikimit dhe kapjes së ariut të murrmë.​
Daniel Pinto, menaxher operativ i patrullës speciale që monitoron arinjtë e murrmë dhe veterineret Laura Martini dhe Nuria Foces, përgatiten për ta vënë nën anestezion një ari të kapur në një kafaz me telekomandë dhe t'i vendosin qaforen me GPS, në Tosande, Spanjë, 20 maj 2022.
Daniel Pinto, menaxher operativ i patrullës speciale që monitoron arinjtë e murrmë dhe veterineret Laura Martini dhe Nuria Foces, përgatiten për ta vënë nën anestezion një ari të kapur në një kafaz me telekomandë dhe t’i vendosin qaforen me GPS, në Tosande, Spanjë, 20 maj 2022.
Ekzaminimi i gojës së një ariu të murrmë nga veterinerët. Pasi bien në kurthin e patrullës, ekzaminohen dhe u vendosen qaforet me GPS, arinjtë e murrmë lirohen më larg fshatrave, në mënyrë që ata të mos shkaktojnë dëme në kopshtet dhe arat e banorëve ku kërkojnë fruta për të ngrënë.  
Ekzaminimi i gojës së një ariu të murrmë nga veterinerët.
Pasi bien në kurthin e patrullës, ekzaminohen dhe u vendosen qaforet me GPS, arinjtë e murrmë lirohen më larg fshatrave, në mënyrë që ata të mos shkaktojnë dëme në kopshtet dhe arat e banorëve ku kërkojnë fruta për të ngrënë. 
Historikisht, arinjtë e murrmë bredhin në pjesën më të madhe të gadishullit Iberik, por gjuetia dhe humbja e habitatit të tyre patën një ndikim të rëndësishëm tek ata. Ariu i murrmë mori statusin e kafshës së mbrojtur në vitin 1973, megjithëse gjuetia u lejua të vazhdonte.

Dritat shkëlqejnë në një fshat, siç shihen nga malet, gjatë një patrulle kërkimi për arinjtë e murrmë iberikë që bredhin fshatrave në Tejedo del Sil, Spanjë, gusht 2023. Sapo patrulla merr ndonjë telefonatë në linjën e saj 24-orëshe, pjesëtarët e saj rrëmbejnë radiot e tyre, armët e gjahut me municion gome dhe pajisjet gjurmuese dhe nxitojnë të dalin nga dera për t'i penguar arinjtë duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese dhe duke ndjekur një protokoll të rreptë. 
Dritat shkëlqejnë në një fshat, siç shihen nga malet, gjatë një patrulle kërkimi për arinjtë e murrmë iberikë që bredhin fshatrave në Tejedo del Sil, Spanjë, gusht 2023. Sapo patrulla merr ndonjë telefonatë në linjën e saj 24-orëshe, pjesëtarët e saj rrëmbejnë radiot e tyre, armët e gjahut me municion gome dhe pajisjet gjurmuese dhe nxitojnë të dalin nga dera për t’i penguar arinjtë duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese dhe duke ndjekur një protokoll të rreptë. 
Pinto, duke ushqyer qentë ndërsa teknikët të mund të përgatisin një kafaz me telekomandë për të kapur një ari të parë aty pranë, në Tosande, Spanjë, 17 maj 2022.
Pinto, duke ushqyer qentë ndërsa teknikët të mund të përgatisin një kafaz me telekomandë për të kapur një ari të parë aty pranë, në Tosande, Spanjë, 17 maj 2022.
Mbrojtësit e mjedisit dhe veterinerët duke monitoruar malet ku jetojnë arinjtë e murrmë iberikë, në Valle de Pineda, Spanjë, 18 maj 2022.
Mbrojtësit e mjedisit dhe veterinerët duke monitoruar malet ku jetojnë arinjtë e murrmë iberikë, në Valle de Pineda, Spanjë, 18 maj 2022.
Angeles Orallo, 73 vjeç dhe burri i saj Valentin Ruiz Barreiro në shtëpinë e tyre në Villarino, Spanjë, 2 nëntor 2023. Për disa, arinjtë janë mirëseardhur bashkë me numrin e shtuar të turistëve që ata tërheqin, por për të tjerë, ata janë të padëshiruar. "Ne jemi njerëz të moshuar... fakti që nuk mund të dalim për një shëtitje të qetë, është i trishtueshëm", u ankua Orallo, e cila ka luftuar për t'i mbajtur arinjtë jashtë kopshtit të saj me perime.
Angeles Orallo, 73 vjeç dhe burri i saj Valentin Ruiz Barreiro në shtëpinë e tyre në Villarino, Spanjë, 2 nëntor 2023. Për disa, arinjtë janë mirëseardhur bashkë me numrin e shtuar të turistëve që ata tërheqin, por për të tjerë, ata janë të padëshiruar. “Ne jemi njerëz të moshuar… fakti që nuk mund të dalim për një shëtitje të qetë, është i trishtueshëm”, u ankua Orallo, e cila ka luftuar për t’i mbajtur arinjtë jashtë kopshtit të saj me perime.
Një anëtar i Patrullës duke monitoruar një ari të murrmë që hyn në një kafaz me telekomandë, nga pamjet që ofrojnë kamerat e vendosura rreth kurtheve në Villarino, Spanjë, 8 shtator 2021.  
Një anëtar i Patrullës duke monitoruar një ari të murrmë që hyn në një kafaz me telekomandë, nga pamjet që ofrojnë kamerat e vendosura rreth kurtheve në Villarino, Spanjë, 8 shtator 2021.
Një ari i murrmë iberik kafshon hekurat e një kafazi me telekomandë.
Një ari i murrmë iberik kafshon hekurat e një kafazi me telekomandë.
Përgatitja e gjilpërës me anestezion për një ari, që ka rënë në kurthin e ngritur në Tosande, Spanjë, 20 maj 2022.
Përgatitja e gjilpërës me anestezion për një ari, që ka rënë në kurthin e ngritur në Tosande, Spanjë, 20 maj 2022.
Patrulla duke ia matur kokën një ariu në Tosande, Spanjë, 5 korrik 2023.
Patrulla duke ia matur kokën një ariu në Tosande, Spanjë, 5 korrik 2023.
Njerëzit vizitojnë një ekspozitë të arinjve të murrmë iberikë në Shtëpinë e Parkut Natyror Malor Palentine në Cervera de Pisuerga, Spanjë, 1 nëntor 2023. 
Njerëzit vizitojnë një ekspozitë të arinjve të murrmë iberikë në Shtëpinë e Parkut Natyror Malor Palentine në Cervera de Pisuerga, Spanjë, 1 nëntor 2023. 
Një ari i murrmë duke dalë nga një kafaz me telekomandë, pasi është ekzaminuar dhe i është vendosur qaforja me GPS në Tosande, Spanjë, 20 maj 2022. Tri dekada më parë kishin mbetur vetëm 60 arinj të tillë në Spanjë, por sot numri i tyre ka arritur në mbi 400 sosh.
Një ari i murrmë duke dalë nga një kafaz me telekomandë, pasi është ekzaminuar dhe i është vendosur qaforja me GPS në Tosande, Spanjë, 20 maj 2022.

Tri dekada më parë kishin mbetur vetëm 60 arinj të tillë në Spanjë, por sot numri i tyre ka arritur në mbi 400 sosh.

You Might Also Like

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Kosova Times February 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
“Revolucioni është ende gjallë”
Kuvendi debaton për buxhetin e ri – Rama: Buxheti i mbrojtjes sociale
Befas, në moshën 61-vjeçare, ka ndërruar jetë kryetari i Partisë së Drejtësisë Turke të Kosovës…
Shqipëria blen dronë luftarakë ‘Bayraktar’ nga Turqia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?