By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IPK arreston policin për ngasje në gjendje të dehur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > IPK arreston policin për ngasje në gjendje të dehur
Uncategorized

IPK arreston policin për ngasje në gjendje të dehur

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 6:20 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic, pasi i njëjti dyshohet për ngasje të veturës në gjendje të dehur.

Rasti ka të bëjë me aksidentin që është shkaktuar ndërmjet dy automjeteve civile në Novosellë të Pejës, ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes dy automjeteve civile ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private). Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar. Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Novosellë të  Pejës (në afërsi të terminalit doganor)”, thuhet në njoftim.

Pas veprimeve hetimore dhe pas testit të alkoolit, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtar policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Sipas njoftimit të IPK-së, si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.

Tutje thuhet se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Receta me fasule

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Seanca e KS të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë, mbahet më 23 tetor

Kosova Times Kosova Times October 13, 2023
Napoli përforcohet me Traore
Sulmet ajrore izraelite vrasin dhjetë civilë në Liban
Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë “eliminuar”
Kurti: Pas KiE-së dhe BE-së, do të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?