By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut kryen testime të reja raketore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut kryen testime të reja raketore
Rajon / Botë

Koreja e Veriut kryen testime të reja raketore

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 12:15 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka gjuajtur disa raketa lundruese në det. Ky është testimi i pestë i armëve të tilla që nga janari, sipas ushtrisë jugkoreane, testime që kanë rritur tensionet në rajon.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se së bashku me ushtrinë amerikane po analizojnë lëshimet e raketave që u detektuan në ujërat në verilindje dhe në lindje të qytetit Vonsan. Ushtria jugkoreane nuk ofroi detaje për numrin e saktë të raketave të lëshuara apo sa gjatë ato fluturuan.

Ende është e paqartë nëse raketat u lëshuan nga toka apo nga deti.

“Ushtria jonë ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën dhe po punon ngushtë me partnerët amerikanë, duke monitoruar nga afër sinjalet e aktivitetit të mëtejmë nga Koreja e Veriut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut.

Ekspertët kanë thënë se Koreja e Veriut po rrit presionin ndaj rivalëve në vitin kur Koreja e Jugut dhe ShBA-ja mbajnë zgjedhje presidenciale, duke tentuar që të detyrojë Uashingtonin që të pranojë idenë që Veriut është një fuqi bërthamore dhe të nxjerrë koncesione ekonomike dhe të sigurisë nga ky pozicion.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka lëshuar deklarata luftënxitëse ndaj Koresë së Jugut, përfshirë edhe deklaratën se ai do të heqë dorë nga objektivi për pajtim me këtë shtet dhe duke kërcënuar se do ta asgjësojë Jugun me armë bërthamore nëse e provokon Veriun.

Ndryshe, raketat lundruese janë të dizajnuara që të manovrohen më lehtë në fluturime sikurse ato me avionë të vegjël. Këto raketa janë në mesin e një numri në rritje të armëve që po zhvillon Veriu, së bashku me raketat balistike që janë të dizajnuara të lëshohen nga toka dhe deti.

Testimi i së mërkurës është i gjashti gjatë këtij viti i Veriut, nëse përfshihet edhe testimi i 14 janarit, kur Peniani testoi raketën e parë me rreze të mesme veprimi, që operon me karburante të ngurta. Këto testime shfaqin përpjekjet e këtij shteti për të avancuar armatimet e tij, me qëllim që armët të arrijnë të shënjestrojnë caqet amerikane në Paqësor, përfshirë edhe qendrën ushtarake në Guam.

Koreja e Veriut më herët gjatë vitit ka testuar edhe raketa lundruese që lëshohen nga nëndetëset dhe raketa lundruese me rreze të gjatë veprimi, që potencialisht mund të arrijnë bazat ushtarake amerikane në Japoni.

ShBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë shpeshtuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe po forcojnë strategjitë e tyre të parandalimit bërthamor.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Belgjika fiton kundër Rumanisë

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Dortmund pa Haller kundër Atletico, por kthehet Sancho
ShBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku
Rusia sulmon me raketa sektorin ukrainas të energjisë
Pact of Free Cities`, kryebashkiakët e botës në Tiranë, më 5 shkurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?