By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Francesca Lollobrigida i sjell Italisë medaljen e parë të artë
February 7, 2026
Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit
February 7, 2026
Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi
February 7, 2026
Demelizi: Inspektime dhe pezullime pas zbulimit të pesticideve të dyshimta
February 7, 2026
Demelizi: Inspektime dhe pezullime pas zbulimit të pesticideve të dyshimta
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera
Lajme

Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 4:29 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet aktuale në vend, e veçanërisht edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve tona.

Kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj Japonisë si partner strategjik i rëndësishëm i Kosovës, me të cilin këtë muaj shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ai vlerësoi lart ndihmën dhe bashkëpunimin në fusha, që ndërlidhen me shëndetësinë, ambientin, infrastrukturën, rininë e sigurinë.

“Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera”, theksoi kryeministri.

Duke folur për raportet ekonomike dhe tregtare, kryeministri ftoi kompanitë japoneze që të vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë për investime që ofron Kosova, sidomos në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturës. Krahas kompanive, kryeministri Kurti tha se Kosova është e interesuar që të mirëpresë sa më shumë turistë nga Japonia për të vizituar Kosovën për bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë kulturore.

Në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe temave aktuale, kryeministri po ashtu e njoftoi ambasadorin japonez në lidhje me çështjen rreth Rregullores së re të Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, qëllimet e kësaj rregulloreje, pavarësinë e institucionit të Bankës Qendrore dhe fazën tranzitore, që në theks kryesor ka informimin dhe komunikimin me publikun.

Ambasadori Mizuuchi falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen, takimin dhe bashkëpunimin, duke konfirmuar gatishmërinë dhe interesimin për thellimin dhe fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

Në vendin e punës, punëtori 43-vjeçar humb jetën

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm

Ambasadori Dugolli pret Haradinajn, Rexhepin dhe Kamberin në Uashington

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Miratohet Projektligji për marrëveshjen e kredisë mbi 25 milionëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë

Kosova Times Kosova Times March 22, 2023
Marrëveshjet e NATO-s dhe dilema e ndërhyrjes: KFOR-i, FSK-ja dhe veriu i Kosovës
`Vatra` në Cyrih shënon 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ursula von der Leyen sot në Shkup dhe Sarajevë
Kurti: Ekonomia ka nevojë për autostrada digjitale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?