By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera
Lajme

Kurti: Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 4:29 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet aktuale në vend, e veçanërisht edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve tona.

Kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj Japonisë si partner strategjik i rëndësishëm i Kosovës, me të cilin këtë muaj shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ai vlerësoi lart ndihmën dhe bashkëpunimin në fusha, që ndërlidhen me shëndetësinë, ambientin, infrastrukturën, rininë e sigurinë.

“Me Japoninë jemi partner në pikëpamje dhe vlera”, theksoi kryeministri.

Duke folur për raportet ekonomike dhe tregtare, kryeministri ftoi kompanitë japoneze që të vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë për investime që ofron Kosova, sidomos në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturës. Krahas kompanive, kryeministri Kurti tha se Kosova është e interesuar që të mirëpresë sa më shumë turistë nga Japonia për të vizituar Kosovën për bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë kulturore.

Në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe temave aktuale, kryeministri po ashtu e njoftoi ambasadorin japonez në lidhje me çështjen rreth Rregullores së re të Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, qëllimet e kësaj rregulloreje, pavarësinë e institucionit të Bankës Qendrore dhe fazën tranzitore, që në theks kryesor ka informimin dhe komunikimin me publikun.

Ambasadori Mizuuchi falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen, takimin dhe bashkëpunimin, duke konfirmuar gatishmërinë dhe interesimin për thellimin dhe fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Koeman pas kualifikimit: Për gjithë kombin është diçka e veçantë

Kosova Times Kosova Times July 7, 2024
Treorëshi problematik për zhdoganimin e mallit
Vllasi: Serbia manipulon secilën temë që ka të bëjë me Kosovën
Joe Biden mbush 82-vjeç presidenti më i vjetër i SHBA në detyrë!
Rikthimi i Faikut pas 32 vjetësh në sheshin e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?