By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Albin Kurti i përjetësuar në bronz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Albin Kurti i përjetësuar në bronz
Opinion

Albin Kurti i përjetësuar në bronz

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 9:43 AM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI, kritik i artit

Në dorë mbanë një fashikull në të cilën shkruan “Qeveria e Republikës së Kosovës”. Është në lëvizje, me hapin e djathtë të lehtë para. Setër të mbërthyer. Shikim të butë, një buzëqeshje e lehtë që e njohim të gjithë. Fuqi shprehëse. “Shpresa e fundit”, shkruan në bazament. Dy metra i gjatë, pak më shumë se përmasat natyrale. I punuar me delikates dhe butësi, i studiuar në thellësi të karakterit. Gjesti i plasuar nga brendësia dhe klithma e shpirtit në bronz. I rrethuar me dritë dhe hije mbi drapri, manifeston energji dhe forcë. Shtatorja e kryeministrit Albin Kurti u jetësua nga skulptori Agron B. Blakçori. Ajo po merr frymë në Peran të Podujevës.

Shtatoret ngritën mbi vlerën e estetikës rëndësisë së prezantimit publik, rikujtim të figurës që nuk është në mesin tonë, prezantim dinjitoz i asaj figure. Pasqyrim i kujtesës së kaluarës. Në gjithë botën shtatoret ju ngritën edhe të gjallëve. Kurti u objektivizua u materializua mbi idenë e skulptorit që duket në ecje të zakonshme, kryelartë, hapat avash- avash, qëndrimin drejt, i fokusuar në një pikë, në zhvillimin e Kosovës. Ky është ai gjesti i tij i njohur, qëndrimi të cilin secili e ka të kthjelltë në kujtesë. Mishërimi i figurës me anën estetike në shikim të parë ndjesor zgjon diçka si përshtypje dhe ngjashmëri nën rrezet e ngrohta të diellit që përplasen lehtë mbi draprin natyrale të kostumit.

Duket si skulpturë e lirë, natyraliste në frymën realiste. I buzëqeshur nën mllefin e së kaluarës përmes syve vërehet ajo ndjenjë ai mister sepse sytë e tij të skulpturuar nuk ikën nga realja e Kurtit. Ndjehet hija e tij në këtë kompozicion. Është i detajur duke u nisur nga shuplakat e dorës, muskulatura nën kostum, detajet e fytyrës, saktësi harmonike me ato të Kurtit, pastaj flokët, të gjitha peshojnë mendueshëm në skulpturë. Skulptura vet është art plastik, por nëse i rrekemi detajeve dhe vështrimit më të gjatë, atëherë kalon në art shpirtëror, estetik. Marrëdhënia ndërmjet dritës dhe hijes është se hija ndjek lindjen nga forma dhe çdo formë e skulpturës e punuar me delikates shpërfaq fuqinë nga drita e lehtë në shfaqjen e hijeve. Ca njolla të bronzës alterojnë në mënyrë ritmike nga koha e deri te këmbët duke ndjekur orientimet bazë të lakimeve të drapërisë të përsëritura në sipërfaqe gjë që krijon natyralizmin real të një kostumi dhe njeriu.

Marrëdhënia e kësaj skulpture midis hapësirës pra oborrit të shtëpisë së pronarit Sahabedin Uka, (iniciatori kryesor për këtë vepër) ndonëse nuk është thelbësore, por raporti i formës me arkitekturën ndikon në zhveshjen estetike, në këtë rast skulptura ballafaqohet me hapësirën e lirë. Ndonëse edhe po të vendosej në një hapësirë e rrethuar me turmë njerëzish arkitekturë afër, skulpturës do t’i shkonte do të dukej dinamike me këto forma që mbart me vete.

Shihet se vepra ka një rregullim të marrëdhënieve të pjesëve në një tërësi. Sipërfaqja e skulpturës herë nxjerrë një elegancë e herë një ekspresivitet pra teksturë. Kalohet nëpër sipërfaqe të vazhdueshme butësisht sidomos te pjesa e fytyrës, mollëzave, hundës, ballit dhe syve. Është një harmoni proporcionale në sipërfaqe e formave duke i krijuar edhe skajet që vazhdimisht ballafaqohen me hijet. Ngjyra është natyrale e materialit (bronzës)

Vlera e kësaj shtatore është 50 mijë euro. A duhet t’i krijojmë statujat e personave sa janë gjallë? A duhet të presim të vdesin e pastaj t’i kopjojmë? A duhet të kritikohet personi që e ngriti shtatoren e Kurtit? E para, statujat mishërojnë kontribuuesit e njohur te publiku. E dyta, pas kohës së tyre biologjike figura më shumë përjetësohet në vepër arti sepse koha ka shumë rëndësi në art. E treta, shtatorja u vendos në oborr të pronarit me të drejtën e tij. Ëndrra e sinqertë nuk mund të ndalohet. Kjo dëshmon se nëse ndjen diçka ti do e arrish atë.

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sheholli: Vjosa Osmanit ja siguruam ne votat për t’u bërë Presidente përms Listës Serbe

Kosova Times Kosova Times May 20, 2023
Putini pas fjalimit mbeti krejt i hutuar: Disa herë përshëndeti por… (VIDEO)
Partia në pushtet e Koresë pengon shkarkimin e presidentit
Politikani pro serb, presidenti i ri i Malit të Zi, festë para selisë së “Evropa Tani”, provokojnë mbështetësit e tij: Kosova është Serbi!
Aksident me fatalitet në afërsi të Bllacës, ndërron jetë një 17-vjeçar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?