By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ç’është Sora, programi i ri i inteligjencës artificiale që krijon video nga teksti?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Ç’është Sora, programi i ri i inteligjencës artificiale që krijon video nga teksti?
Teknologji

Ç’është Sora, programi i ri i inteligjencës artificiale që krijon video nga teksti?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 4:15 PM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Prodhuesi i programit ChatGPT ka bërë hapin e tij të radhës në fushën e inteligjencës artificiale gjeneruese, me një mjet të ri që krijon aty për aty video të shkurtra, sipas komandave me shkrim që i merr.

Shndërruesi i tekstit në video nga OpenAI, i quajtur Sora, nuk është i pari i llojit të tij. Google, Meta dhe Runway ML janë në mesin e kompanive të tjera që kanë demonstruar teknologji të ngjashme.

Por, cilësia e lartë e videove të prezantuara nga OpenAI – disa prej tyre pasi shefi ekzekutiv i kompanisë nga San Francisko i pyeti përdoruesit e mediave sociale që të dërgojnë ide për komanda të shkruara – mahniti publikun, teksa rriti frikën për implikimet etike dhe shoqërore.

https://t.co/rmk9zI0oqO pic.twitter.com/WanFKOzdIw

— Sam Altman (@sama) February 15, 2024

“Një kurs gatimi për njoki shtëpie, të cilin e mban një gjyshe, personalitet i mediave sociale, në kuzhinën e një shtëpie fshatarake diku në Toskanë, me ndriçim kinematik” – kjo ishte kërkesa e sugjeruar në platformën X, që dikur njihej si Twitter, nga një fotograf i pavarur nga Nju-Hempshëri.

Altman iu përgjigj pas një kohe të shkurtër, duke publikuar një video që paraqiste atë që ishte përshkruar në kërkesë.

Ai publikoi edhe video të tjera, përfshirë një që shfaqte dy qen duke realizuar një podkast në një mal, dhe një tjetër që shfaqte “një gjysmë patë e gjysmë dragua që fluturon gjatë një perëndimi të bukur, duke mbajtur një brejtës të pajisur për udhëtim në shpinën e tij”.

A është Sora në dispozicion për publikun dhe a është falas?

Mjeti nuk është ende në dispozicion për përdorim publik, ndërsa OpenAI ka zbuluar pak informata për mënyrën e krijimit të tij.

Kompania, e cila është paditur nga disa autorë dhe nga gazeta The New York Times për shkeljen e të drejtës së autorit me përdorimin e shkrimeve për trajnimin e ChatGPT-së, po ashtu nuk ka zbuluar se çfarë burime imazhesh dhe videosh janë përdorur për ta trajnuar Sora-n.

OpenAI ka thënë nëpërmjet një njoftimi se po diskuton me artistë, politikëbërës dhe të tjerë, para se të vendosë për ofrimin e mjetit të ri për të gjithë.

Tash për tash, Sora është falas për testuesit, të cilëve do t’ju jepet qasje e hershme. Por, nuk dihet nëse OpenAI do ta bëjë programin me pagesë kur ta lëshojë për publikun e gjerë. Kompania tashmë ka nxjerrë versione me pagesë të ChatGPT-së dhe të mjetit të saj për krijimin e fotografive, Dall-E.

A është Sora e sigurt?

OpenAI ka bërë të ditur se po punon me profesionistë – “ekspertë të fushave si keqinformimi, përmbajtja me gjuhë të urrejtjes dhe anshmëria, të cilët do ta testojnë modelin si kundërshtarë”.

“Ne, po ashtu, po ndërtojmë mjete për të ndihmuar në detektimin e përmbajtjes mashtruese, si, për shembull, një që mund të tregojë nëse një video është gjeneruar nga Sora”, ka njoftuar OpenAI.

Ky mjet detektimi do të “kontrollojë dhe refuzojë komandat me shkrim që shkelin politikat e përdorimit” të Sora-s, në rastet kur një përdorues kërkon përmbajtje me dhunë ekstreme, seksuale apo urrejtëse, apo përmbajtje që lidhen me ngjashmërinë me të famshëm apo me pronën intelektuale të të tjerëve, ka bërë të ditur OpenAI.

Kompania, e cila mbështetet nga Microsoft-i, ka thënë se Sora “mund të gjenerojë video me gjatësi deri në një minutë, duke ruajtur cilësinë vizuale dhe duke vepruar në përputhje me komandën e përdoruesit”.

Modeli i ri i inteligjencës artificiale mundet, po ashtu, të përdorë një fotografi ekzistuese dhe të gjenerojë një video nga ajo.

Megjithatë, OpenAI ka paralajmëruar se “modeli aktual ka të meta”, teksa e përzien të majtën dhe të djathtën, ose nuk arrin të ruajë vazhdimësinë vizuale gjatë tërë videos.

You Might Also Like

A mund të përshkojë një Mini një milion kilometra me një motor nafte me tre cilindra të brishtë?

KE hap konsultim publik për mbrojtjen e të drejtave të autorit

Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur

Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh

Profesionet që do të “zhduken” në pesë vitet e ardhshme

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

S’ka kolona të gjata në pikat kufitare

Kosova Times Kosova Times July 25, 2023
Vriten dy ushtarë armenë në granatimet nga Azerbajxhani
Armenia paraqiti një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Azerbajxhanit
Një asteroid i rrezikshëm do të kalojë pranë Tokës
OEAK: Vendimi i qeverisë për buxhetin 2026 ka pasoja afatgjata fiskale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?