By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës
June 26, 2025
Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Bidenëve me kompaninë ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Bidenëve me kompaninë ukrainase
Uncategorized

Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Bidenëve me kompaninë ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 2:18 PM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) është akuzuar për fabrikimin e një skeme ryshfeti shumëmilionëshe që përfshin presidentin Joe Biden, djalin e tij Hunter dhe një kompani energjetike ukrainase. Kjo çështje është në qendër të përpjekjeve të republikanëve për hetim ndaj Bidenit në Kongresin amerikan.

Alexander Smirnov në mënyrë të rreme ka raportuar te FBI-ja në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë energjetike ukrainase, Burisma, kanë paguar Hunter dhe Joe Biden 5 milionë dollarë për secilin në vitin 2015 ose 2016, thanë prokurorët në aktakuzën e ngritur. Smirnov i tha FBI-së se një drejtues i kishte pretenduar se kishte punësuar Hunter Bidenin për të “na mbrojtur, përmes babait të tij, nga të gjitha problemet”, u tha në dokumentet e gjykatës.

Prokurorët thanë se në fakt Smirnov kishte raporte rutinore biznesore me kompaninë në vitin 2017 dhe ai i bëri këto akuza për ryshfet pasi “shprehu paragjykime” kundër Joe Bidenit kur ai ishte kandidat për president.

Smirnov, 43 vjeç, doli para gjykatës në Las Vegas të enjten, pasi ndaj tij u ngrit akuzë për deklarim të rremë. Ai nuk u deklarua rreth akuzës ndaj tij. Gjykatësi urdhëroi që të gjithë të largoheshin nga salla e gjyqit, pasi mbrojtësja publike federale, Margaret Wightman Lambrose, kërkoi që seanca të ishte e mbyllur në kohën kur do të jepeshin argumentet lidhur me dokumentet konfidenciale të gjykatës. Ajo nuk pranoi të komentonte për rastin.

Pretendimet e informatorit kanë qenë në qendër të përpjekjeve të republikanëve në Kongres për të hetuar presidentin Biden dhe familjen e tij, dhe deklarimet e tij kanë ndihmuar që të niste procedura për hetimin ndaj Bidenit në Dhomën e Përfaqësuesve. Një avokat i Hunter Biden, tha se aktakuza tregon se hetimi “është bazuar në pretendime të pandershme, të pabesueshme dhe në dëshmitarë”.

Pas njoftimit të gjyqësorit, ligjvënësi kryesor demokrat në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jamie Raskin, kërkoi që të përfundonte hetimi ndaj Bidenit.

Raskin tha se pretendimet e republikanëve ndaj Bidenit “gjithmonë kanë qenë gënjeshtra të ndërtuara mbi teori konspirative”.

Por, udhëheqësi republikan i këtij komiteti, James Comer, e minimizoi rëndësinë e informatorit, i cili ishte figurë kyçe për nisjen e hetimit të republikanëve ndaj Bidenit.

Në aktakuzë, prokurorët thanë se Smirnov kishte pasur kontakt me drejtuesit e Burismas, por ishin kontakte rutinore dhe puna e vërtetë e tij me këtë kompani nisi më 2017, pasi presidenti Barack Obama dhe Biden, nënpresidenti i tij, përfunduan mandatin dhe Biden nuk kishte aftësi që të ndikonte në politikën e ShBA-së.

Smirnov kaloi nga “kontaktet rutinë në kontakte të jashtëzakonshme biznesore me Burisman më 2017 dhe më pas bëri pretendimet për ryshfet ndaj të nominuarit për president”, u tha në aktakuzë.

Ai kishte përsëritur disa prej pretendimeve të rreme kur ishte intervistuar nga agjentët e FBI-së në shtatorin e vitit 2023 dhe ndryshoi rrëfimin e tij “dhe shpiku narrativë të rinj pasi ai tha se u takua me zyrtarët rusë”, thanë prokurorët.

Nëse gjendet fajtor, Smirnov mund të dënohet deri me 25 vjet burgim.

You Might Also Like

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…

Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

Jashari në takim lamtumirës me atasheun kroat të mbrojtjes

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Anketimi: Nënpresidentja Harris zgjeron avantazhin përballë ish-Presidentit Trump

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Kurti takon ambasadoren Ziv, flasin për organizimin e një Forumi Ekonomik
Rusia sulmon Kievin me raketa balistike
Pas Kurtit, Vuçiq takon zyrtarët evropianë
Hamasi shfaqi një tjetër video të një pengjeje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?