By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OSBE: Të kërkohet ekspertizë për të pandehurit me probleme mendore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OSBE: Të kërkohet ekspertizë për të pandehurit me probleme mendore
Lajme

OSBE: Të kërkohet ekspertizë për të pandehurit me probleme mendore

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 3:43 PM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar një raport lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor.

OSBE përmes një njoftimi thekson se raporti paraqet një analizë të të dhënave të mbledhura nga seancat për caktim të paraburgimit që OSBE i ka monitoruar gjatë periudhës janar – dhjetor 2022 dhe identifikon trendët e praktikave të prokurorisë, mbrojtjes dhe gjykatës.

“Raporti vë në dukje se në shumicën e rasteve me të pandehur me dëshmi të sëmundjeve mendore nuk është kryer asnjë ekzaminim psikiatrik para caktimit të paraburgimit, duke iu shmangur kështu së drejtës procedurale të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare. Kjo ngre shqetësimin për trajtim të mundshëm çnjerëzor dhe poshtërues sipas nenit 3 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut”, thuhet në njoftim.

Raporti vë gjithashtu në dukje faktin se institucioni mjekësor kyç në Kosovë për personat me sëmundje mendore, Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka mungesë të shtretërve.

“Mbajtja në paraburgim duhet të përdoret vetëm si masë e fundit për të gjithë të pandehurit, e veçanërisht ata me sëmundje mendore. Duhet kushtuar konsideratë alternativave të përshtatshme”, theksohet në njoftim.

“Shqiptimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor në mjedise të privuara nga çfarëdo kujdesi i shëndetit mendor krijon rrezik të përkeqësimit të gjendjes së tyre dhe, kështu, ngre shqetësime serioze për sa u përket të drejtave themelore të këtyre personave të cilët janë në pozitë posaçërisht të cenueshmërisë së veçantë”, citohet të ketë thënë Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sipas njoftimit, ai ka pohuar se ekzistojnë shembuj të praktikës së mirë. “Raporti nënvizon nevojën që me rastin e vendosjes për caktim të paraburgimit të merret në konsideratë gjendja e shëndetit mendor të të pandehurit, si edhe nevojën për të ofruar masa të përshtatura për ta adresuar cenueshmërinë e të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Raporti thuhet se përmbyllet me rekomandime drejtuar institucioneve kyçe në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e trajnimit të specializuar për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët që merren me rastet ku të pandehurit janë me sëmundje mendore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Kosova Times Kosova Times September 23, 2023
Von der Leyen: Ne qëndrojmë plotësisht pas Maqedonisë së Veriut
Ky është vakti perfekt i shpejtë dhe më i lehtë për t’u përgatitur!
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’
Hoti: Në vend që ta nxjerrë vendin nga izolimi, Kurti u shet dogma mërgimtarëve tanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?