By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë
Lajme

Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 10:56 AM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Ditën e Pavarësisë së vendit ka thënë se përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, e të cilat sipas tij rëndom nuk ka kohë të bëhen gjatë ditëve të tjera të vitit.

“Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku nga po shkojmë, këto janë pyetjet të cilat i shtrojmë secili veç e veç dhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra – tjetrën. Kjo në fakt nuk do të ishte një shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike. Prandaj, ato që do të ofrojë në vijim le të trajtohen si një përgjigjet e njërit prej jush pa  çka se sot jam i veshur me petkun e kryeministrit të Kosovës, përkatësisht të kryeshërbëtorit tuaj”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e qeverisë me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

Ai tutje ka thënë se ‘ne vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare”.

“Prejardhja e Republikës sonë është te lufta  çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe lirive qytetare, ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare, si një lëvizje shprangosëse që nuk luftojë vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të gjithë të tjerëve që bashkëjetuan dhe bashkëjetojnë me shqiptarët”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës i mbijetoi gjenocidit të fundit të shekullit 20, por pas luftës shkatërruese të viteve 1998 dhe 1999 u rindërtuan shtëpitë.

“Me mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese për paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale dhe solidaritetin i ka në thelb të  çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm”, ka nënvizuar Kurti.

Tutje kreu i qeverisë tha se ashtu sikurse ditën kur u shpall, gjashtëmbëdhjetë vite më parë, edhe sot, si dhe çdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do  të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj pa dallim.

“Andaj, sot ne festojmë, e urojmë e përgëzojmë, jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet jo shumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazezët, kroatët e të tjerët. Andaj, urime të gjithëve pavarësia e Republikës së Kosovës, shtëpisë sonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Në lidhje me atë se ku jemi sot, sipas Kurtit përgjigjen rezultatet pozitive, qofshin ato reformat tona të brendshme, në sundimin e ligjit dhe progresin ekonomik e shoqëror, apo në suksesin e liberalizimit të vizave. Këto, tha Kurti, konfirmojnë se Kosova po bën hapat e drejtë në rrugën e duhur drejt së ardhmes së saj evropiane.

“Do të thosha që integrimet euroatlantike janë sepse duhet të jenë ylli ynë polar, në rrugën nga po shkojmë. Për barazi mes popujve e të rajonit e të kontinentit tonë, për paqe brenda shteteve e ndërmjet shteteve, për siguri të qëndrueshme për të gjithë dhe progres gjithëpërfshirës për secilin e secilën. Vizioni ynë është i qartë: ne rreshtohemi me kombet paqësore e demokratike që mishërojnë lirinë, unitetin dhe solidaritetin. Kjo është arsyeja pse ne kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, është shprehur Kurti në adresimin e tij në mbledhjen solemne të qeverisë.

Ai tutje duke iu drejtuar kabinetit qeveritar tha se sot festojmë por për çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet dhe programin e përbashkët, duke ruajtur kujtesën mes brezave e duke kultivuar vazhdimësinë historike dhe institucionale.

“Të angazhohemi e përkushtohemi përditë, duke marrë shembuj e forcë nga paraardhësit tanë, ata e ato që punuan e sakrifikuan shumë për liri, për ditë të mira sikur kjo, e duke u frymëzuar nga brezat e rinj të lirisë”, ka theksuar Kurti.

Tutje ai tha se teksa festojmë ditëlindjen e shtetit tonë, edhe përkujtojmë secilën jetë njerëzore të dhënë, gjakun e derdhur, përpjekjet e vetëmohimin për të mirën e përbashkët të këtij vendi, për ruajtjen e jetës dhe për jetesën e mirë për të.

“Përkujtimi është i anasjelltë, sepse ne me rininë dhe popullsinë tonë ecim përpara, por njëkohësisht duke përkujtuar veprimtarinë e atyre që ishin para nesh, ne ia përkujtojmë vetes në kujtesën tonë kolektive rrugën e kësaj vepre që duhet mirëmbajtur dhe rrugën që nuk duhet lëshuar asnjëherë. Lavdia e tyre është e përjetshme e kujtimi ynë për ta është i pashlyeshëm.  U jemi falënderues të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën tonë çlirimtare dhe në procesin tonë të pavarësisë. Mirënjohje e veçantë partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në rrugëtimin tonë të përbashkët të konsolidimit të shtetit dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues. Me lumturinë e kësaj dite plot diell e dritë, me shpresë në zemra për të ardhmen edhe më të ndritshme: Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës! Qoftë gjithmonë e fortë Republika jonë! Ne i dalim zot!”, ka përfunduar Kurti.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Helikopteri rus Mi-8 fluturoi në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times August 23, 2023
Bashkim Bajoku fiton medaljen e artë në Zagreb
Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 29°C
Ukraina nis kundërofensivën: Ky është një rast historik që është planifikuar prej muajsh, nuk ka vend për gabime
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?