By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në OKB pritet të votohet për një armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në OKB pritet të votohet për një armëpushim në Gazë
Rajon / Botë

Në OKB pritet të votohet për një armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 11:20 AM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë që të votojë të martën, më 20 shkurt, për një kërkesë të Algjerisë që u kërkon 15 anëtarëve të Këshillit të mbështesin një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, thanë diplomatët.

ShBA-ja ka sinjalizuar se do të vendosë veto për një votim të tillë.

Më shumë se dy javë më parë, Algjeria ka prezantuar një draft-rezolutë fillestare. Por, ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, menjëherë tha se teksti i rezolutës rrezikon “negociatat e ndjeshme”, që synojnë të arrijnë një pauzë në luftime.

Më 17 shkurt, Algjeria kërkoi që Këshilli i Sigurimit të votojë të martën, thanë diplomatët. Që të miratohet një rezolutë në këtë institucion kërkohet që të paktën nëntë vota të jenë për dhe asnjë veto.

Fuqinë e vetos në Këshill të Sigurimit e kanë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia.

“ShBA-ja nuk mbështet veprimet në këtë draft-rezolutë. Nëse vjen për votim kështu siç është hartuar, nuk do të miratohet”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield përmes një deklarate.

ShBA-ja, që mbështet Izraelin në luftën e fundit kundër Hamasit, por që i ka kërkuar që të bëjë gjithçka që mundet që të mbrojë civilët në Gazë, veçse ka vendosur veto dy herë në Këshill që nga 7 tetori, kur nisi lufta në Gazë. Uashingtoni po ashtu ka abstenuar dy herë, duke i lejuar Këshillit të Sigurimit të miratojë rezoluta që synonin të rrisnin ndihmën humanitare në Gazë dhe bënin thirrje për një zgjatje urgjente të pauzës në luftime.

Bisedimet mes ShBA-së, Egjiptit, Izraelit dhe Katarit synojnë që të arrihet deri te një pauzë në luftime dhe lirimin e pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit të tij në Izrael më 7 tetor.

“Është kritike që edhe palët e tjera t’i japin shans këtij procesi që të jetë i suksesshëm në vend se të shtyjnë përpara masa që vënë në rrezik atë”, tha ambasadorja amerikane në OKB.

Gjatë sulmit më 7 tetor në Izrael, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gazë që deri më tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, ka vrarë mbi 28.000 persona në enklavën e rrethuar.

Mundësia që OKB-ja të votojë për rezolutën e prezantuar nga Algjeria ndodh në kohën kur Izraeli po planifikon që të nisë një ofensivë në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin. Në këtë qytezë mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të Gazës, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare se një lëvizje e tillë nga Izraeli do të përkeqësonte krizën humanitare në Gazë.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një dron që fluturonte drejt Moskës u rrëzua në Lyubertsy

Kosova Times Kosova Times August 28, 2023
Policia nxjerr detaje për vdekjen e të burgosurit në Dubravë
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi Serbinë
Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë
Kryetari i PDK-së priti shefen e misionit të BE-së për zgjedhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?