By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përçarjet dhe Kongreset paralele të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përçarjet dhe Kongreset paralele të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Përçarjet dhe Kongreset paralele të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 9:25 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Në Maqedoninë e Veriut, në vazhdën e përçarjeve brenda Aleancës për Shqiptarët (ASh), Kongresi i sotëm i jashtëzakonshëm, i thirrur nga krahu i zotit Ziadin Sela shkarkoi zotin Arben Taravari nga funksioni i kryetarit të partisë dhe e zgjodhi zotin Sela për kryetar të ri të saj.

Ky Kongres pason vendimin e Kongresit të organizuar vetëm para dy ditësh nga krahu i zotit Taravari, ku u mor vendimi për heqjen e organit të Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, në krye të të cilit ishte zoti Ziadin Sela. Megjithatë, Kongresi i fraksionit të Selës ishte thirrur një javë më herët, për dallim nga ai i Taravarit që ishte thirrur një ditë para se të mbahej, të premten (16 shkurt).

Sipas njoftimeve nga krahu i Ziadin Selës në Kongresin e së dielës morën pjesë 591 delegatë nga 837 sa numëron partia dhe se vendimet janë të plotfuqishme.

Zoti Sela u tha gazetarëve se “kryetar i ligjshëm i partisë është ai i cili është aty ku jepet llogari dhe të mos ikë nga përgjegjësitë”.

“Kuvendi Qendror është organi ku merren vendimet dhe që vendosi për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm. Prandaj jemi këtu për të respektuar atë që shkruan në Statutin e partisë dhe Kongresi vendosi sot me 591 vota ta shkarkojë zotin Taravari nga posti i kryetarit të partisë”, tha zoti Sela. Ai shtoi se do ta udhëheqë partinë me ndershmëri, transparencë dhe dinjitet.

Zoti Taravari, nga ana tjetër ka thënë para disa ditësh se nuk do të komentonte lidhur me zhvillimet e fundit parti, por se mosmarrëveshjet do të zgidhen në gjykatë.

Përçarjet në ASh u thelluan pasi Arben Taravari në rolin e kryetarit të partisë vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare për në zgjedhjet e pritshme presidenciale dhe parlamentare, ndërsa mbështetësit e zotit Sela planifikonin që partia të dalë e vetme në këto zgjedhje.

Krahu i zotit Sela vazhdon të qëndrojë në koalicionin qeverisës; ka mbështetjen e të paktën gjashtë nga tetë ligjvënësit e partisë dhe që të tre ministrat janë po ashtu të këtij krahu.

Të dy krahët i quajnë jolegjitime vendimet e palëve respektive, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave, gjykatat do të duhet të vendosin se kush do ta drejtojë Aleancën për Shqiptarët.

ASh-ja u formua në vitin 2015 nga një pjesë e politikanëve dhe aktivistëve të prirë nga zoti Sela, të pakënaqur nga politikat e Partisë Demokratike Shqiptare të zotit Menduh Thaçi. Fraksioni më pas u kthye në parti politike e quajtur Lëvizja Demokratike në PDSh për t’u riemëruar më vonë si Aleanca për Shqiptarët.

Zoti Sela qëndroi në krye të kësaj partie deri kur pësoi humbje në zgjedhjet e fundit lokale (tetor, 2021), për çka dha dorëheqjen dhe drejtimin e partisë ia la zotit Arben Taravari, i cili në ato zgjedhje fitoi garën për kreun e komunës së Gostivarit.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Rajon / Botë

Trump zgjat edhe një vit sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times February 27, 2025
“Në Federatën Ruse po përgatitet një rebelim që do të çojë në copëtimin e vendit…”
Shefi i mbrojtjes i shkarkuar izraelit: Vetëm Netanyahu është fajtor për pengjet në Gaza, nuk kemi çfarë të kërkojmë atje
Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga KKZ-të në veri
Martin Nemec, përzgjedhës i ri i Kosovës në volejboll
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?