By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shtator
September 3, 2025
Naftësjellësi një armë politike që nuk rrjedhë: Putin me xhepa bosh nga KIna
September 3, 2025
Aksident i rëndë në Luksemburg, pesë të vdekur
September 2, 2025
Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik
September 2, 2025
Rusia dyshohet se ka ndihmuar Korenë e Veriut të krijojë një raketë të re me shumë koka bërthamore
September 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Projekt-ligji rus vë në shënjestër pronat e njerëzve që shpërndajnë “lajme të rreme” për ushtrinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Projekt-ligji rus vë në shënjestër pronat e njerëzve që shpërndajnë “lajme të rreme” për ushtrinë
Rajon / Botë

Projekt-ligji rus vë në shënjestër pronat e njerëzve që shpërndajnë “lajme të rreme” për ushtrinë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 9:20 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Një projekt-ligj i ri që u mundëson autoriteteve të konfiskojnë pronën e rusëve të dënuar për shpërndarjen e qëllimshme të atyre që konsiderohen lajme të rreme për forcat e armatosura të Rusisë mund të zyrtarizohet së shpejti. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Kateryna Besedina nëse miratohet, ligji do t’i mundësonte shtetit të konfiskojë pronën e emigrantëve rusë që kritikojnë luftën në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të nënshkruajë një projekt-ligj që do t’i mundësonte qeverisë të konfiskojë pronat e personave që i dënon për shpërndarjen e qëllimshme të lajmeve të rreme për ushtrinë e Rusisë.

Kryetari i Dumës ruse thotë se ligji do të dënojë “tradhtarët” që jetojnë jashtë vendit e marrin qira nga pronat e tyre në Rusi.

“Ky ligj është kundër tradhtarëve. Kundër atyre që pështyjnë mbi ushtarët tanë, që kanë tradhtuar atdheun e tyre, të cilët i dërgojnë para shtetit që po lufton me ne, ose që janë jashtë dhe përfitojnë nga qiraja e pronës së tyre ruse!”

Shkelje të tjera, siç janë mosrespektimi i urdhrit, ikja nga ushtria, thirrja për sanksione ndaj Rusisë dhe pjesëmarrja në veprimtari të një organizate të padëshiruar, po ashtu mund të dënohet me konfiskim të pronave.

Sipas udhëheqësit opozitar rus Dmitry Gudkov, ligji i ri mund të interpretohet si të dëshirojë qeveria.

“Kanë miratuar një ligji shumë të gjerë që mund ta interpretojnë si të duan. U mundëson autoriteteve të marrin lloj-lloj vendimesh për konfiskimin e pronave. Kjo po bëhet për t’u siguruar që njerëzit të kenë frikë të mblidhen para ambasadave, të kenë frikë të marrin pjesë në tubime, të votojnë për këdo tjetër pëveç Putinit, apo të marrin pjesë në protesta kundër sundimit të Putinit”, thotë Gudkov.

Një ish-anëtar i Dumës ruse, zoti Gudkov tani është person i kërkuar në Rusi për shkak se ka kritikuar sulmin rus në Ukrainë. Zoti Gudkov, i cili nuk jeton në Rusi prej disa vitesh, thotë se nuk ka më prona në Rusi. Por kritikë të tjerë të qeverisë nuk e kanë këtë fat.

“Kur filloi lufta, shumë njerëz braktisën vendin – gazetarë, aktivistë politikë, figura publike, të famshëm që nuk pajtohen me autoritetet, që kundërshtojnë luftën. Dhe është e qartë që shumë prej tyre nuk patën kohë ta shesin pronën e tyre në Rusi – dhe ata janë ata që po vendosen në shënjestër” , thotë ai.

Sipas medias së pavarur ruse për të drejta të njeriut “OVD-Info”, tashmë janë hapur çështje ndaj 830 njerëzve për shkak të qëndrimit të tyre kundër luftës në Rusi. Rreth një e treta e këtyre rasteve përfshijnë akuza për shpërndarje të informacionit të falsifikuar për ushtrinë.

Sipas drejtorit të lartë të Qendrës për Euro Azi të Këshillit Atlantik John Herbst, kjo masë është vetëm një përpjekje për të fshehur të vërtetën për krimet e luftës së Rusisë.

“Qeveria ruse dëshiron të krijojë një mit për veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Duan të mohojnë krimet e luftës. Duan t’i fshehin dështimet. Dhe kështu, duan t’i dënojnë njerëzit që thyejnë këto mite.”

Sipas ekspertit për Rusinë, Andrew Wood, është e rëndësishme për autoritetet që të krijojnë një iluzion të përkrahjes së gjerë për zotin Putin.

“Mendimi në Rusi për arritjet e padobishme të luftës dhe arsyet e fillimit të saj, ankesat e njerëzve që kanë të afërm apo bashkëshortë në vijë të frontit për atë që po bëhet ka shënuar rritje! Dhe mendoj se vet Putini është pak më i vetëdijshëm për faktin se kontrolli i tij ndaj popullit rus nuk është më aq i fuqishëm siç ishte”, thotë ai.

Ekspertët Herbst dhe Wood thotë se konfiskimi në masë i pronave ka pak gjasa të ndodhë, por presin që qeveria të përndjekë individët që kritikojnë luftën.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Luksemburg, pesë të vdekur

Rusia dyshohet se ka ndihmuar Korenë e Veriut të krijojë një raketë të re me shumë koka bërthamore

Franca lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian, Bashar al-Assad.

Uashingtoni shqyrton sanksione të reja pas sulmeve “të neveritshme” të Putinit

Vuçiç u takua me Putinin, i foli në rusisht

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vërshime vdekjeprurëse në Korenë e Jugut

Kosova Times Kosova Times July 15, 2023
Kurti: Xhudo, Shtet, Kosovë: tri fjalë të cilat na flenë në zemër gjithsecilit prej nesh
Ish-presidneti Ibrahim Rugova ka ditëlindjen, e kujton Haziri
Kurti në drekën e kryediplomatit estonian, flasin për rreziqet që vijnë nga Rusia
U rrahën nga shqiptarët: Sulmuesi grek i ekipit polak me ultras serbë, e quan Shqipërinë, Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?