By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 janar
January 6, 2026
Fshati Denjë nis vitin me traditë 24-vjeçare të dhurimit të gjakut
January 5, 2026
Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet
January 5, 2026
Pritje të zgjatura në disa pika kufitare
January 5, 2026
Lirohen të lënduarit nga aksidenti mes veturës së policisë e një taksie
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, kur pritet të rinisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, kur pritet të rinisë
Uncategorized

Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, kur pritet të rinisë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 9:29 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Pas sulmit terrorist serb në Banjskë vitin e kaluar, procesi i takimeve në Bruksel është vështirësuar për të normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Takimi i fundit Kurti-Vuqiq ishte në shtator të vitit të kaluar pak ditë para se të ndodhte sulmi, ndërsa nga atëherë nuk ka pasur një takim.

Pas takimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret ftesë nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që analistët kosovarë thonë se nëse do të ketë një ftesë për kryeministrin Kurti, ai nuk duhet ta refuzojë.

Takime të ndara ka zhvilluar krye diplomati evropian, Josep Borrell me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb këtë fundjavë në Munih.

Në takim me kryeministrin Kurti u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në këtë takim, po ashtu, kërkoi heqjen e masave kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Borrell tha se do të ishte i lumtur nëse një takim trepalësh do të ishte i mundur.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Borrell tha se pret një ftesë për në Bruksel gjatë ditëve në vijim.

Por sa janë gjasat për një takim trepalësh? Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se vendimet e mëdha sa i përket dialogut mund të merren vetëm pas takimeve trepalëshe.

“Një takim i tillë do të ishte më se i mirëseardhur. Në këtë moment është me rëndësi që të ketë një takim, sepse ka indikacione për përkeqësim të situatës. Është një tension shumë I madh mes Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë do të mund të përmirësohej vetëm me trajtim të problemeve në mënyrë të drejtpërdrejtë në një vend siç është Brukseli. Një takim sa më I shpejtë do të ishte më se i mirëseardhur”, tha Muhaxhiri.

Sipas tij, as Kosovës e as Serbisë nuk i konvenon një takim formal.

“Kryeministri Kurti gjithsesi do duhej ta pranonte ftesën, sepse me këtë do ta dëshmonte vullnetin e tij për të kontribuar në përmirësimin e situatës dhe për kërkimin e rrugëve dhe zgjidhjeve për të dalë nga kjo bllokadë aktuale. Gjithsesi suksesi i një takimi eventual do të varej edhe për mënyrën se si do përgatitej nga BE-ja, çfarë oferte do t’i bënte edhe Kosovës edhe Serbisë. Kjo do të ishte mënyra në të cilën përqindja e suksesit do të rritej maksimalisht, pasi as Kosovës as Serbisë nuk i konvenon një takim formal, sepse një gjë e tillë vetëm sa do ta vazhdonte bllokadën aktuale”, tha Muhaxhiri.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kurti e Vuçiq u ballafaquan për herë të parë në një vend, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, sulm ky që ndërpreu dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Hera e fundit kur Kurti e Vuçiq u takuan në Bruksel ishte data 14 shtator e vitit që lamë pas.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takon përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, kërkoi shtim të sigurisë në kufi me Serbinë

Kosova Times Kosova Times December 15, 2023
Izraeli bombardoi dy ndërtesa në Gaza, duke vrarë të paktën 25 persona
Krasniqi për dënimin ndaj Calit: Shpresoj të korrigjohet në shkallën e dytë
Kuleba: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të çonte drejt paqes në Evropë
Makina në zjarr, mbeturina kudo, një bllok i tërë i shkatërruar: Zelensky publikoi një video nga Kharkiv që tregon se si rusët e egër sulmuan këtë mëngjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?