By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Intervenimi në zemër, Musliu: Do operohem jashtë, po tërhiqem përkohësisht nga puna
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Intervenimi në zemër, Musliu: Do operohem jashtë, po tërhiqem përkohësisht nga puna
Lajme

Intervenimi në zemër, Musliu: Do operohem jashtë, po tërhiqem përkohësisht nga puna

Kosova Times
Last updated: 2024/02/19 at 10:44 AM
Kosova Times Published February 19, 2024
Share
SHARE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar se rreth dy vite më parë është diagnostikuar me një problem në zemër.

Për këtë, pas trajtimeve të shumta në QKUK, ajo tha se operimin do të duhet ta kryejë jashtë vendit, pasi siç ka shkruar deputetja, mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.

Musliu ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se për shkak të shëndetit do të tërhiqet përkohësisht nga puna e saj e përditshme, duke falënderuar secilin për mesazhet dhe lutjet që i kanë bërë për të.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Të nderuar qytetarë

Të dashur miq

Ju që më keni qëndruar pranë në momente shumë të lumtura dhe në momente shumë të rënda, ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër.

Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në reaprtin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua.

E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje.

Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse, por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë.

Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.

Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit.

Mëqe me duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna ime e përditshme, dua t’ju falënderoj të gjithëve padallim, që më keni shkruar, jeni lutur për mua dhe më keni uruar gjithë të mirat.

Paçi edhe ju shendetin dhe të gjitha të mirat në jetë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times February 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sigal Prishtina kalon në gjysmëfinale ku e pret Bashkimi

Kosova Times Kosova Times February 14, 2024
Në Jerusalem, ka pasur dy shpërthime në stacionet e autobusëve. Një person ka humbur jetën, 18 janë plagosur
Kusari-Lila fton deputetët që të zhbllokohet situata
Ish-truproja i Thaçit vdiq në një spital në Shkup, iniciohet hetim
Për nder të 28 Nëntorit, nesër ditë pushimi në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?