By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja propozon rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja propozon rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gazë
Rajon / Botë

ShBA-ja propozon rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/19 at 9:22 PM
Kosova Times Published February 19, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara propozuan një projekt-rezolutë në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që bën thirrje për armëpushim të përkohshëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera.

Sipas tekstit që pa agjencia e lajmeve Reuters, dokumenti kundërshton edhe një ofensivë të madhe tokësore që Izraeli po planifikon në Rafah të Gazës jugore.

Uashingtoni, deri më tash, nuk e ka përdorur fjalën armëpushim në ndonjë veprim të OKB-së sa i përket luftës Izrael-Hamas.

Megjithatë, drafti i bën jehonë gjuhës që presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ka përdorur javën e kaluar në bisedat me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Drafti i tekstit të ShBA-së “përcakton se në rrethanat aktuale, një ofensivë e madhe tokësore në Rafah do të rezultonte me dëme të tjera për civilët dhe me zhvendosjen e tyre të vazhdueshme, duke përfshirë potencialisht edhe në vendet fqinje”.

Izraeli ka nisur luftën në Gazë, pasi militantët e Hamasit, që e kontrollojnë këtë enklavë, kanë sulmuar më 7 tetor Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje qindra të tjerë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, mbi 28.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Uashingtoni tradicionalisht mbron aleatin e tij, Izraelin, nga veprimet e OKB-së. Që nga 7 tetori, ai u ka vënë veto dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, ka abstenuar dy herë, duke i mundësuar Këshillit të miratojë rezoluta që synonin t’i rrisnin ndihmat për Gazën dhe bënin thirrje për pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare.

Në dhjetor të vitit të kaluar, më shumë se tri të katërtat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që përbëhet prej 193 anëtarësh, votuan për armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Rezolutat e këtij organi nuk janë detyruese, por kanë peshë politike, pasi reflektojnë pikëpamjet globale për luftën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, prej kohësh ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Gazë.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffith, paralajmëroi javën e kaluar se operacionet ushtarake në Rafah “mund të çojnë në masakra”.

You Might Also Like

Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë

Një mijë ndërtesa banimi në Kiev mbeten pa ngrohje ne temperatura -16 gradë Celsius

Kryeministri britanik i bëri thirrje ish-Princit Andrew të dëshmojë në çështjen Epstein

Sulmet ruse të mbuluara nga mjegulla shemben pranë Pokrovskut, gati 100 ushtarë të vrarë

Kosova Times February 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Klina me potencial të madh, LVV premton investime dhe zhvillim

Kosova Times Kosova Times October 5, 2025
Hedhet bojë e kuqe, djegia e derës së ndërtesës së BE-së në Sofje: Protestuesit krijojnë kaos mbi adoptimin e euros
Enrique e parasheh të vështirë ndeshjen me Lorient
Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën
Ud. i kryeprokurorit dhe drejtori i ATK-së thellojnë bashkëpunimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?