By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kallas: Mbështesim Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së
May 23, 2025
Haxhiu fton qytetarët të raportojnë çdo rast ngacmimi apo dhune seksuale
May 23, 2025
Kurti priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës
May 23, 2025
Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij
May 23, 2025
Një fundjavë idilike ne Hallstatt-in, një vend ku natyra e ka mposhtur njeriun
May 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çipa:Entet publike në bashkëpunim me editorët e medias shqiptare kanë mundësi për higjienën gjuhësore në mbrojtje të gjuhës amtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Çipa:Entet publike në bashkëpunim me editorët e medias shqiptare kanë mundësi për higjienën gjuhësore në mbrojtje të gjuhës amtare
Lajme

Çipa:Entet publike në bashkëpunim me editorët e medias shqiptare kanë mundësi për higjienën gjuhësore në mbrojtje të gjuhës amtare

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 10:26 PM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Entet publike në bashkëpunim me editorët e medias shqiptare kanë mundësi për higjienën gjuhësore në mbrojtje të gjuhës amtare. Keshtu theksoi Kryetari i UGSH Aleksandër Çipa duke folur në tryezën e organizuar nga AMA organizon qe i referohej ndërgjegjësimit me gjuhëtarë e gazetarë për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, të panevojshme, në media. Ne kete tryeze Çipa  kërkoi që institicionet dhe entet publike duhet të bëhen partnerë me kompanitë e mëdha globale si Googel për të pasur aplikime unifikuese për gjuhën shqipe në internet, duke bashkëpunuar edhe me institucionin e editorit shqiptar në krejt spektrin multimedial të vendit. “Këto praktika tashmë janë tejet funksionale në vende të ndryshme të Europës edhe në kuadër të higjienës etike të mediave online dhe hapësirave të rrjeteve sociale”, tha ai.

në këtë tryezë morën pjesë gjuhëtarë të shquar që i janë bashkuar kësaj nisme, gazetarë të medias audioviozive dhe të shkruar, pedagogë e studentë të gazetarisë.

“AMA e ka pasur vazhdimisht në objektiv të punës së saj, respektimin e standardit të gjuhës shqipe nga OSHMA-të dhe trajtimin herë pas here të fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja, të panevojshme, nga gazetarët. Por në fillim të këtij viti, menduam ta çonim më tej, të fillonim një nismë ndërgjegjësimi, duke publikuar çdo javë gjetjet e dala nga vëzhgimi i transmetimeve televizive, për fjalët e huaja të panevojshme, bashkë me gjegjëset e tyre në shqip”, ka thënë në filli të takimit, kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi. “Ishte një surprizë shumë e madhe përkrahja e menjëhershme që iu bë nismës sonë, nga gjuhëtarë e gazetarë, çka na vërtetoi ndjeshmërinë që kemi të gjithë ne, për ruajten e gjuhës tonë. Kjo është arsyeja që jemi këtu, për të bashkëbiseduar, për të rritur ndërgjegjësimin që, me gjithë ngutin që përditshmëria dikton në punën e gazetarëve, kujdesi për gjuhën është i domosdoshëm”.

Tryezës i janë bashkuar edhe gjuhëtarë të njohur, të cilët kanë theksuar përvojat dhe hulumtimet e tyre mbi fenomenin.

“Kur më pyesin studentë dhe dashamirë të shqipes se çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj fjalëve të huaja, që janë në shtim të vazhdueshëm, u përgjigjem me një figurë letrare e pikërisht: Sa më pak huazime “nga malli”, në pamundësi për t’u bërë ballë huazimeve “nga halli”, ka thënë në fjalën e tij gjuhëtari i njohur, Gjovalin Shkurtaj.  “Gjuhësia shqiptare gjithmonë ka qenë dhe mbetet fort e shqetësuar për gjuhën e mjeteve të informimit, që nga akad. Idriz Ajeti, mitiku i madh i gjuhësisë shqiptare, i cili deri në moshën e tij 103-vjeçare që u nda së gjallësh (më 2020), vijoi të kërkojë që mediat të shkruajnë e të flasin bukur, të shqiptojnë qartë, t’u shmangen fjalëve të huaja, të mos bien në vulgarizma, të zbatojnë traditën e urtësisë shqiptare për të folur drejt, por pa sharje, ashpër, por pa fyerje etj. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur”.

Gjithashut gjuhëtarja e njohur, Linda Mëniku ka bërë një analizë të thelluar mbi prirjen e disa prej mediave kryesore në përzgjedhjen e titujve për emisionet e tyre. “Përdorimi i shprehjeve origjinale në anglisht mund të jetë një stilistike apo edhe një mënyrë e thjeshtë komunikimi, duke e përsëritur shprehjen, pa e menduar se si mund të thuhej më mirë në gjuhë një lehtësi për t’u përsëritur pa përkthyer në mënyrë dembele dhe të lehtë”, ka thënë ajo. “Anglicizmat shpesh vijnë aq shpejt sa nuk ka kohë për t’i përshtatur ato, sepse ato përdoren menjëherë pasi raportohen. Media televizive ndikon në gjuhën e përditshme edhe përmes shprehjeve që përdoren në emisione të ndryshme, por dhe përmes titujve të emisioneve më të suksesshme, të cilat përdoren në jetën e përditshme, edhe pse janë kryesisht kalimtare”.

Anila Omari, gjuhëtare, pjesë e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, ka theksuar rëndësinë e mësimit të gjuhës standarde në shkolla. “Në qoftë se shkolla ua mëson nxënësve gabim gjuhën, ose nuk arrin t’u mësojë gjë sepse tekstet apo mësuesit nuk janë të efektshëm, atëhere do të kemi rezultatet që po shohim në kulturën e gjuhës. Kultura e gjuhës është pjesë e kulturës së përgjithshme dhe kur kjo çalon, atëhere çalon edhe kultura e gjuhës”.

Ndërsa gjuhëtarja Meleq Shopi, përveç analizës së fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja, por edhe të formave të gabuara gramatikore, ka propozuar organizimin edhe të takimeve të tjera të ngjashme, mbështetur në lëndën që vjen nga vëzhgimi i ligjërimit të mediave të shkruara e të folura. “Të bashkëpunohet me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave dhe të bëhen të njohura për gazetarët e punonjësit e medias vërejtjet dhe kritikat e studiuesve të gjuhësisë. Mbi të gjitha të njihen nga gazetarët edhe botimet e reja të gjuhësisë shqiptare për kulturën e gjuhës dhe të pasqyrohen më gjerë në faqet e gazetave dhe në emisionet apo intervistat në radio e televizion”, ka thënë ajo.

Diskutime me pyetje dhe sugjerime janë bërë edhe nga gazetarët e pranishëm në takim, të cilët janë bërë pjesë aktive, qoftë me trajtimin e fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja të panevojshme në media, qoftë me propozime se si mund të frenohet ky fenomen.

Në mbyllje, kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka bërë me dije së gjatë këtij viti do të punohet me gjuhëtarët për hartimin e një udhëzuesi, me fjalët e huaja që ndeshen rëndom në media dhe gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe. Gjithashtu ajo theksoi se kjo është vetëm tryeza e parë që organizohet për këtë qëllim dhe se AMA, jo vetëm do ta vazhdojë këtë nismë, por, në përgjigje të interesit të vetë gazetarëve, është e gatshme të organizojë herë pas here takime të tjëra gjuhëtarë-gazetarë në ambjentet e AMA-s, që i shërbejnë mbrojetjes së gjuhës shqipe nga përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme apo deformime të tjera gjuhësore që ndeshen rëndom në media dhe përditshmëri.

You Might Also Like

Kartat e identitetit serbe për qytetet në Kosovë së shpejti do të jenë të pavlefshme në vendkalime

Elita 5 fiton edicionin 22 të “Netët e Klipit Shqiptar”

Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit të teatrit `Burbuqe Berisha;

Rafet Rudi sjell para lexuesve librin e tij të kujtimeve

Aulona Inter Folk Festival sjell në Vlorë traditat e tetë vendeve pjesëmarrëse

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SIPRI: Rritje e paprecedent e shpenzimeve ushtarake në botë

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
Shqipëri-Kosova, miratohen rregullat për bursën e energjisë ALPEX
Reagime të qytetarëve në Tiranë mbi zgjedhjet presidenciale në ShBA
Osmani e uron Suedinë për drejtimin e Presidencës së Këshillit të BE-së
“Kishte një ndjenjë që pas trazirave ai do të përfundonte keq. Ata nuk e falin këtë.” Rrëzimi i avionit të Prigogine
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?