By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Japonia ka mbështetur vazhdimisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Japonia ka mbështetur vazhdimisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës
Lajme

Japonia ka mbështetur vazhdimisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 10:48 AM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni ka shënuar 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë Republikës së Kosovës dhe 15 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në pritje kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Tokio, deputetë të parlamentit të Japonisë, ish ambasadorë japonezë të akredituar në Kosovë, kryetarë qytetesh dhe përfaqësues të universiteteve, shoqërisë civile dhe bashkatdhetarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Në fjalën e tij para të pranishmëve ambasadori Sabri Kiçmari ka thënë se Kosova është dëshmi e suksesit dhe shërben si një model se si zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin paralelisht.

Ai ka deklaruar se miqësia në mes të Kosovës dhe Japonisë u thellua edhe më tej me rastin e vizitës së kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të tjerë të lartë si dhe me mbajtjen e konsultimeve politike në korrikun e vitit të kaluar.

Kjo ka rezultuar edhe me arritjen e marrëveshjes për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare, që do të hyjë në fuqi nga 25 marsi i këtij viti. Ai ka shprehur mirënjohjen për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Parlamentin japonez për mbështetjen e tyre të pandërprerë në këtë çështje.

Në emër të Ministrisë së Jashtme të Japonisë mesazhin e zv. Ministrit të MPJ të Japonisë Yoichi Fukazava e ka lexuar koordinatori i lartë për Evropën Qendrore dhe Juglindore Takehiko Vajima.

Ai ka shprehur urimet në emër të Qeverisë së Japonisë me rastin e pritjes së sotme për 16 vjetorin e pavarësisë dhe 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se Japonia ka mbështetur vazhdimisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës që nga pavarësia e saj në shkurt 2008, dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme gjatë 16 viteve të fundit, duke shtuar se heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare pritet të rrisë edhe më shumë fluksin e personaliteteve drejt dhe nga Kosova. Për më tepër, Kosova do të marrë pjesë në Osaka-Expo 2025, e cila do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të publikuar atraktivitetin e Kosovës dhe për të tërhequr investime në të ardhmen.

Deputeti i Parlamentit të Japonisë Ryu Shionoya, i cili është njëherësh edhe kryetar i Grupit të Miqësisë Japoni-Kosovë, e ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 15 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve. Ai me këtë rast ka thënë se është ndarë me përshtypjet më të mira nga vizita e tij në Kosovë para disa viteve dhe i gëzohet thellimit të miqësisë në mes të dy vendeve tona. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami: LDK nuk bën konsensus me Vetëvendosjen

Kosova Times Kosova Times April 23, 2025
AAK aprovon planin veprues për vitin 2024
Gjeneralmajor i Ushtrisë Ruse vdiq në Ukrainë
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, por pa pasoja në njerëz
Presidenca maqedonase e justifikon përdorimin e emrit “Maqedoni”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?