By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbappe-Real Madrid, probleme që në fillim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Mbappe-Real Madrid, probleme që në fillim
Sport

Mbappe-Real Madrid, probleme që në fillim

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 11:16 PM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Mbappe dhe Reali i Madridit duhet të vendosin nëse sulmuesi do të shkojë në Lojërat Olimpike, të cilat zhvillohen nga 24 korriku deri më 9 gusht në Paris.

Franca i bën presion lojtarit të kombëtares, por do të jetë klubi madrilen që i jep rrogën lojtarit, ai që do të vendosë.

Mes dëshirës për të përfaqësuar vendin e tij dhe detyrimeve financiare. Ky është problemi i parë që duhet të zgjidhë Reali i Madridit dhe Mbappe, kur të finalizohet nënshkrimi i tyre. Pjesëmarrja e Mbapesë në Paris 2024, është një çështje shumë e rëndësishme në Francë.

Një nga argumentet me të cilat, PSG i bëri presion yllit të vet, madje edhe vetë qeveria franceze për të rinovuar kontratën në 2022.

E sipas thashethemeve, Mbappe është zgjedhur për të qenë mbajtësi i flamurit francez në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës.

Sipas “L’Equipe”, plani i Francës ishte të sillte Mbappe-n, Griezmann dhe Varane në kombëtaren që do të luajë në Olimpiadë me synimin për të fituar medaljen e artë, aq të rëndësishme për vendin. Rregulloret lejojnë që në ekip të jenë tre futbollistë mbi 21 vjeç. Lojërat Olimpike, për futbollin, nuk janë nën mbikëqyrjen e FIFA-s, por të IOC-së, prandaj nuk janë data zyrtare të organizmit më të lartë të futbollit botëror. Kjo nënkupton se janë klubet që vendosin nëse do të heqin dorë nga lojtarët e tyre apo jo, në rast të aktiviteteve të tjera.

Nga ana tjetër, në rast dëmtimi të rëndë nuk parashikohet asnjë lloj dëmshpërblimi, siç është rasti me datat zyrtare të FIFA-s. Vera do të jetë shumë e ngarkuar. Në fillim luhet kampionati evropian, 14 qershor-14 korrik, e më pas Lojërat Olimpike, ku ndeshjet e futbollit luhen nga 24 korriku-9 gusht, data këto që përkojnë me fazën përgatitore të Realit dhe fillimit të LaLigës.

Mbappe dhe Real Madrid kanë shumë për të menduar në këtë drejtim. Përtej mungesës pothuajse absolute të pushimit për Mbappe-n, Reali e ka shumë të rëndësishme praninë e francezit në turneun e Shteteve të Bashkuara, nga i cili klubi madrilen ka përfitime të mëdha financiare. Por ngarkesa për Mbappe-n gjatë verës së ardhshme do të jetë shumë  e madhe.

Megjithatë fjalët e fundit të Mbappe-së në këtë drejtim janë inkurajuese për interesat e Realit të Madridit.

“Të gjithë e dinë që gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Lojërat Olimpike. Më pas nuk varet nga unë, ka shumë interesa të tjera në lojë”, kishte thënë pak ditë më parë ylli francez.

E sigurt është që kjo do të jetë një nga temat e para për të diskutuar mes Madridit dhe yllit francez pas nënshkrimit të tij.

You Might Also Like

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

AUV dhe ASK nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave

Kosova Times Kosova Times September 19, 2025
Mbi 1.400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt
Moska sinjalizon përsëri ‘gatishmëri’ për negociata me Ukrainën – por me kushtet e kujt?
Kipred: Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses
Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?