By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në takim me Forumin Ekonomik të Grave: Ligji i ri i Punës të miratohet sa më parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Osmani në takim me Forumin Ekonomik të Grave: Ligji i ri i Punës të miratohet sa më parë
Financa

Osmani në takim me Forumin Ekonomik të Grave: Ligji i ri i Punës të miratohet sa më parë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 7:24 PM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuese të Forumit Ekonomik të Grave, udhëhequr nga znj. Saxhide Mustafa.

Në takim u diskutua mbi nevojën urgjente për miratimin e Ligjit të ri të Punës në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja Osmani potencoi se integrimi i plotë dhe i barabartë i grave dhe burrave në ekonomi është strategji afatgjate për të stimuluar rritjen ekonomike dhe pjesëmarrjen aktive të grave në ekonomi. Në këtë frymë, Presidentja theksoi se reduktimi i hendekut gjinor në tregun e punës jo vetëm që rrit mirëqenien sociale dhe ekonomike të grave, por edhe kontribuon në mirëqenien e përgjithshme të të porsalindurve dhe të familjeve. Prandaj është e domosdoshme që ligji i ri i punës që i adreson këto nevoja të jetë në përputhje me direktivat e BE-së dhe të procedohet sa më parë në Kuvend.

Në veçanti, u diskutua rëndësia e politikave lidhur me pushimin prindëror, si masë e rëndësishme që duhet të rregullohet me këtë ligj. Presidentja Osmani dhe përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave diskutuan modele të mundshme të pushimit prindëror, të cilat janë propozuar nga organizatat e shoqërisë civile, e të cilat mundësojnë dhe inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të grave në ekonomi, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Presidentja Osmani dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutuan edhe për rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si masë e rëndësishme si nga institucionet qendrore, ashtu edhe nga ato lokale. Në këtë takim u bë thirrje për angazhim më të madh nga të gjitha institucionet përkatëse për të zhvilluar dhe zbatuar politika të drejta dhe efikase që adresojnë sfidat specifike me të cilat përballen gratë në tregun e punës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Grabitje e armatosur në një këmbimore, dyshohet se u vodhën 30 mijë euro

Kosova Times Kosova Times March 27, 2024
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare
Hetimi i sulmit në shkollën në Graz: Një letër lamtumire u gjet në shtëpinë e sulmuesit, ai përdori një pushkë gjahu dhe një pistoletë
Albin Kurti pret Hella Ben Youssef, zëvendëskryetare e “International Socialist Women”
Beogradi i kërkon shpjegim Shkupit për arratisjen e Ramadanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?