By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Suedia i dhuron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë 680 milionë dollarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Suedia i dhuron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë 680 milionë dollarë
Rajon / Botë

Suedia i dhuron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë 680 milionë dollarë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 10:33 AM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Suedisë tha të martën se do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë rreth 680 milionë dollarë, përfshirë dërgimin e pajisjeve dhe para të gatshme për blerjen e armëve.

Kjo do të jetë hera e 15-të që Suedia i dërgon ndihmë Ukrainës dhe pakoja më e madhe e ndihmës deri më sot, duke rritur në rreth 2.8 miliardë dollarë ndihmën e përgjithshme që ia ka dhënë asaj prej se Rusia e filloi pushtimin e saj më 2022.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën sa të jetë e nevojshme”, tha ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson.

Pakoja përfshin artileri dhe municion të artilerisë, anije detare luftarake dhe pajisje të tjera, tha Suedia.

Vendimi i Suedisë vjen vetëm një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu lut Perëndimit për ndihmë gjatë një vizite te trupat ukrainase në vijën e frontit të hënën.

Zelensky ka paralajmëruar përsëri se ushtria e tij po përballet me kushte “tejet të vështira” dhe mungesë municioni në vijat e frontit.

“Kjo gjendje është tejet e vështirë tani në disa pjesë të vijës së frontit, ku trupat ruse kanë vendosur rezerva maksimale”, tha Zelensky më 19 shkurt pas një vizite te trupat ukrainase në vijën e frontit në qytetin verilindor, Kupianks.

Ai e vizitoi këtë qytet vetëm pak orë pasi Rusia e mori në dorë fabrikën më të madhe të koksit në Avdivka, ku Kievi e pranoi disfatën javën e kaluar duke i tërhequr trupat nga qyteti.

Rënia e Avdivkës, dikur qytet i rreth 30.000 banorëve por tani kryesisht i bërë rrafsh me tokën dhe shkretëtirë, në rajonin lindor të Donjeckut, shënon fitimin më të madh territorial të Rusisë në nëntë muajt e fundit prej se e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve.

You Might Also Like

Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë

Zjarr në një fabrikë në Trikala: Katër punëtorë të vdekur

NATO dëshiron mbrojtje “të automatizuar” përgjatë kufijve me Rusinë

WSJ: Zëvendësi i Xi Jinping akuzohet për rrjedhje informacioni në lidhje me programin bërthamor të Kinës në SHBA

Dronët ukrainasë goditën një rafineri nafte në rajonin e Krasnodarit

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nga Kosova deri në Gazë: Ramazani nëpër botë

Kosova Times Kosova Times March 20, 2024
Kryeministri Kurti udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian
Regjistrimi në UP, interesim i lartë për Mjekësinë dhe Shkencat Kompjuterike
Katër të lënduar në aksidentin te Parku i Biznesit
Si ndodhi atentati me 1 viktimë e 5 të plagosur në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?