By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konfirmohen kërcënimet kundër kryeministrit Kurti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konfirmohen kërcënimet kundër kryeministrit Kurti
Lajme

Konfirmohen kërcënimet kundër kryeministrit Kurti

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 8:49 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot raportoi në Komisionin për Mbikëqyrjen e këtij institucioni të sigurisë.

Anëtarët e tij nga opozita nuk pranuan të deklarohen për medie. Por, Salih Zyba, nga Vetëvendosje, i cili është nënkryetar i këtij komisioni, tha se Ajeti raportoi edhe për rastin e kërcimeve kundër kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij ditë më parë në Shkup.

Në deklarim për RTK-në, Zyba konfirmoi se drejtori i AKI-së foli në mënyrë specifike për këtë plan dhe thirrjet kërcënuese, për të cilat u shpreh se autoritetet e Kosovës kanë njoftuar edhe ato relevante të Maqedonisë së Veriut.

Intervista e plotë e nënkryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Salih Zyba:

Zyba: Kemi ftuar dhe i është përgjigjur thirrjes ku sot në kohë të rregullt, siç është planifikuar nga java e kaluar, ka raportuar drejtori i Agjencisë për këtë temë, por jo vetëm për këtë. Nënkupton që kemi pasur një diskutim rreth kësaj çështjeje për të cilën serioziteti i Agjencisë në trajtimin e kësaj çështjeje ka qenë në nivelin e duhur, sipas njoftimeve dhe hapave për të cilët është diskutuar dhe rrjedhimisht është vepruar, jo vetëm si agjenci e jona, por komunikimi edhe me vendet prej nga është dyshuar dhe prejardhja në këtë rast kërcënimi i mundshëm në atë territor.

RTK: Çfarë konkretisht raportori drejtori i AKI-së për këtë rast?

Zyba: Konkretisht kemi disa të drejta të kufizuara, kështu që lypi mirëkuptim. Është diskutuar rreth seriozitetit të çështjes, rreth mënyrës së komunikimit  dhe bashkëpunimit me akterë të tjerë që nënkupton edhe me partnerë tjerë dhe me rëndësinë që e ka pasur tema.

RTK: A ka pas plan?

Zyba: Po. Sipas njoftimeve tashmë të ditura, ka pasur thirrje dhe potencialisht edhe plan, por çfarë niveli dhe çfarë konfirmimi, kjo i mbetet organeve të tjera. Ne kufizohemi me të drejtat tona dhe përgjegjësitë që i kemi në kuadër të Komisionit. Por, një gjë që duhet ta theksoj që me iniciativë dhe kërkesë të disa deputetëve, kryesisht të opozitës, e kemi ftuar dhe i është përgjigjur ftesës në kohë reale drejtori i Agjencisë dhe për të cilin, thashë prapë se i kemi disa kufizime për temën, mirëpo seriozitetin e ka pasur Agjencia dhe përmes tij akterë të tjerë të sigurisë.

RTK: A ishte në rrezik jeta e kryeministrit nga informacionet që keni?

Zyba: Është trajtuar me seriozitetin më të lartë, ashtu u tha edhe prej vetë drejtorit dhe rrjedhimisht janë marrë masat, nevojat e duhura për parandalim, nënkupton se ka pasur thirrje. Kjo thirrje të paktën është pamundësuar ose penguar në mekanizmat që ka siguria e vendit tonë, por edhe vendeve që janë, në këtë rast vendit fqinjë Republika e Maqedonisë së Veriut.

RTK: Kur jemi te Maqedonia e Veriut, a janë informuar autoritetet, a keni pasur bashkëpunim?

Zyba: Po sa i përket, por në çfarë niveli nuk e dimë. Por është konfirmuar nga drejtori që është bashkëpunuar dhe komunikuar ngushtë me ta, siç është obligim dhe përgjegjësi e Agjencisë?

RTK: Me cilat institucione?

Zyba: Me ato që janë partnere në fushën që e mbulon drejtoria, në këtë rast agjencia e veçantë, AKI.

RTK: Sipas shefit të AKI-së, sa është në rrezik jeta e liderëve, jo vetëm e kryeministrit Kurti?

Zyba: Shkallën e rrezikshmërisë nuk e përcakton vetë ai, ose të paktën nuk na thotë neve, mirëpo e thotë me organet tjera. Por për seriozitetin e çështjes ka folur shumë me përkushtim dhe ka dëshmuar angazhimin e Agjencisë në parandalim dhe shmangie të këtij rasti dhe potencialisht kudo prej zyrtarëve të në shtet, dhe jo vetëm zyrtarëve, por për çdo qytetarë.

RTK: Përfundimisht mund të themi së një plan i tillë për atentat ndaj kryeministrit me 10 shkurt ka ekzistuar, sipas informacioneve?

Zyba: Kanë ekzistuar thirrje, kanë ekzistuar publikime, kanë ekzistuar dyshime të cilat mbeten dhe është obligim i Agjencisë të marrë masa me Policinë, Prokurorinë dhe këdo tjetër. Në këtë rast është i pashmangshëm bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në bazë të asaj që u lë të kuptohet edhe u konfirmua nga drejtori, ka të bëj me persona dhe me organizime për të cilat janë potencial i çrregullimit dhe rrezikut të përhershëm, jo vetëm të pozitës së kryeministrit, por edhe të çdo elementi të sigurisë në Kosovë.

RTK: Domethënë vijnë nga Serbia?

Zyba: Kryesisht nga Serbia, por në këtë rast momentumi ka qenë ai ku është bërë thirrje përmes një vizite që ai ka qenë në vendin fqinjë, Republikën e Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Gashi: Qytetari duhet të rikthehet si gjykatës

Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan

Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla takon homologun turk, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Kosova Times Kosova Times March 3, 2024
Përzgjidhen katër kandidatë për intervistim për anëtarë të Bordit të RTK-së
Shpërthejnë trazirat në Southport pas vrasjes së tre vajzave
“Serbia po përgatitet për luftë, mendoj se do të zgjerohet përtej Ballkanit”: Paralajmërim i George Friedman, një ekspert me famë botërore për gjeopolitikën
Osmani: Hera e parë në histori që Kosova përfshihet si shtet në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?