By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri: Menaxhimi i dinarit po e dobëson Kosovën me partnerët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tahiri: Menaxhimi i dinarit po e dobëson Kosovën me partnerët
Lajme

Tahiri: Menaxhimi i dinarit po e dobëson Kosovën me partnerët

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 4:34 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ata janë kundër qarkullimit të dinarit në Kosovë, por se problemi qëndron te menaxhimi i situatës, e cila ka sjellë si pasojë dobësimin e Kosovës në marrëdhënie bilaterale.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në kurrë s’kanë qenë më keq. Kosova është nën sanksione, përderisa SHBA e trajton jo si partnere por si palë të marrëveshjes. Valuta në Kosovë është euro, dinari s’ka vend të qarkullojë në asnjë sistem të pagesave dhe të qarkullimit. Krejt menaxhimi i kësaj çështje ka sjellë një problem që po e dobëson Kosovën në marrëdhënie bilaterale dhe që Kurti do të lëshojë pe për qëndrimet e veta”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, BE duhet të ketë një ofertë të qartë ndaj Kosovës, për sigurinë dhe anëtarësimin në NATO e Këshill të Evropës.

“Jemi duke punuar që të enjten e ardhshme si pikë të parë të rendit të ditës të kemi seancën e jashtëzakonshme që do ta ftojmë me 40 nënshkrime, për trajtimin e ligjit për sigurime shëndetësore”, ka shtuar ai.

Deliu – Kodra: Të ketë koordinim me partnerët, mos të ketë tensione

(E plotësuar, 13:45) Blerta Deliu – Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit duke folur për ndalimin e qarkullimit të dinarit me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se është dashur koordinim me aleatët rreth kësaj çështje.

“Kemi kërkuar që për proceset e rëndësishme, edhe për çështjen e dinarit, të ketë koordinim me partnerët tonë, mos të ketë tensione dhe të ketë një bashkërendim të agjendës sonë. Javën e kaluar patëm përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë, pa miqtë dhe aleatët e saj të rëndësishëm”, ka deklaruar ajo.

Tutje ka thënë se PDK javën e ardhshme do të shqyrtojë adresimin e emigrimit të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

“Ka 8 muaj që PDK ka kërkuar që të vjen në Kuvend një ligj i tillë për të kërkuar pezullimin e çmimit të lartë, që ka dëmtuar qytetarët e Kosovës. Rritja e tatimit 100% që ka ndodhur e ka afektuar jetën e qytetarëve në këtë kohë të vështirë. Nuk ka asnjë përgjigje për ta adresuar këtë çështje”, ka shtuar Deliu – Kodra.

Kusari për dinarin: Komunikimi me SHBA vazhdon, është çështje e Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në deklarimin e saj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, lidhur me rregulloren e re të BQK-së ka thënë se komunikimi me aleatët po vazhdon, por se kjo është çështje e Kosovës.

“Komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera vazhdon. Por konsideroj se është çështje e Kosovës dhe Kushtetutës. Në raport me ndonjë çështje përmbajtësore apo vlerash, askush nuk thotë se në Kosovë duhet të ekzistojnë dy valuta”, ka deklaruar ajo, transmeton RTKlive.

Kusari Lila ka thënë se rregullorja e re e BQK-së nuk ka pasur dallime në parim, por vetëm e ka bërë diferencën me afatin kohor të implementimit.

Kusari – Lila ka folur edhe për procedurat pas nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se procedurat mund të marrin fund në përfundim të stinës së pranverës.

“Aktualisht KQZ si organi i vetëm zgjedhor po bën verifikimin e nënshkrimeve. Të gjitha fazat janë të parapara me rregulloren në fuqi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Mund të them se në momentin kur të ka verifikim të mirëfilltë, bëhen publike dhe caktohet një proces tjetër që është votimi i mosbesimit të kryetarëve në katër komunat në veri, të cilat duhet të kenë 50+1 vota të qytetarëve dhe pas verifikimit të tyre caktohen proceset zgjedhore”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të enjten mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për trupat punuese

Kosova Times Kosova Times October 28, 2025
Mbyllen ndeshjet e javës së 24-të, kjo është tabela e Superligës
Bloomberg: Meloni dëshiron të kufizojë praninë e Kinës
Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë përmbushjen e kërkesave të BE-së për veriun
“Idetë sovjetike”. Politika e re e jashtme e Rusisë duket e vjetër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?