By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Me një terapi të re gjenetike, ai rifiton shikimin: ai është pacienti i parë në botë
July 29, 2025
Arrestohet në Romë deputetja italo-braziliane Zambelli
July 29, 2025
Cilat vende e njohin shtetin e Palestinës?
July 29, 2025
Pasagjeri që kërcënoi të rrëzonte aeroplanin mbi Skoci duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ nuk është mysliman
July 29, 2025
Erdogan kurrë më ashpër, e quajti Izraelin një shtet terrorist: “Gaza është më e keqe se kampet naziste”
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Valë e re shtrenjtimesh, masat e Qeverisë nuk japin efektet e pritura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Valë e re shtrenjtimesh, masat e Qeverisë nuk japin efektet e pritura
Rajon / Botë

Valë e re shtrenjtimesh, masat e Qeverisë nuk japin efektet e pritura

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 11:35 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Masat e Qeverisë maqedonase për parandalimin e rritjes së çmimeve, nuk kanë dhënë rezultatet e pritura dhe dëshmi për këtë është edhe shporta e konsumit që vazhdon të shënoj rritje.

Kështu vlerësojnë nga Lidhja e Sindikatave dhe njohësit e çështjeve ekonomike duke komentuar rritjen për 313 denarë (5 euro) të shportës së konsumit gjatë muajin shkurt.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, vlera e shportës për një familje katëranëtarëshe ka arritur 57.476 denarë, (afër 1.000 euro), por nëse kësaj i shtohet edhe qiraja e banimit për familjet pa shtëpi, atëherë shpenzimet arrijnë në gati 1.200 euro.

“Kemi rritje të pijeve, ushqimeve, por edhe të shërbimeve tjera. Rritje më të madhe madje prej 8 për qind kemi te karburantet. Kjo është edhe një tregues mbi nevojën e rritjes së pagave, pensioneve dhe të të gjitha kompensimeve tjera të qytetarëve, pasi në fund të ditës ne jemi ata që përballemi me provizione bankare pasi nuk mund t’i mbulojnë gjitha shpenzimet”, thotë Ivan Peshevski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut që nga 20 shtatori ka vendosur ngrirjen e çmimeve të rreth 50 produkteve bazë të ushqimit.

Vendimi ishte paraparë që të zgjaste deri në 30 nëntor, por është vazhduar edhe pas vitit të ri dhe sipas paralajmërimeve do të vazhdojë deri në muajin maj të vitit 2024.

Veç kësaj, Qeveria ka paraparë edhe mbi 660 milionë euro për kategoritë e caktuara në pesë muajt në vijim, apo deri në muajin maj, kur mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Paga mesatare ka arritur në 630 euro, që është për 270 euro më shumë para në buxhetin familjar krahasuar me periudhën e para tetë vjetësh. Paga minimale që nga muaji mars do të arrijë 22.500 denarë [365 euro]. Më parë, ajo ishte më pak se 150 euro. Ne në vazhdimësi jemi në krah të punëtorëve dhe të pensionistëve, të cilat gjithashtu kanë përfituar në rritjen e pensioneve. Kemi punuar në kushtet e një krize katërvjeçare, por kemi arritur të mbrojmë standardin e qytetarëve”, ka deklaruar ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Por, shtrenjtimi i shportës të konsumit, sipas Arben Halilit, njohës i çështjeve ekonomike, flet për dështimin e masave të Qeverisë, të cilat sipas tij kanë dëmtuar jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset, duke pamundësuar formimin e çmimeve bazuar në lëvizjes e tregut botëror.

Ai thotë se sikur bizneset të liheshin të lira në veprimtarinë ekonomike, me gjasë mund të kishte ulje të çmimeve, sikur edhe në shumë vende evropiane.

“Masat e Qeverisë të ndërmarra në dy-tre vjetët e fundit, apo që nga koha e pandemisë e këndej, fatkeqësisht çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Vet fakti që rritja aq minimale e pagesë minimale dhe rritja e në vazhdimësi e çmimeve na bën të kuptojmë se Qeveria ka dështuar në dy drejtime. Në radhë të parë, me këto masa, Qeveria arriti që të ngufatë, respektivisht të krijojë pasiguri te komuniteti i biznesit dhe nga ana tjetër nuk arriti që të privojë nga rritja e kostos së jetesës qytetarin e rëndomtë”, thotë Halili.

Sipas tij, nga gjendja e rëndë mund të kalohet vetëm përmes reformave të thella në administratë, stimulimin e bizneseve private, nxitjen e prodhimit vendor, rritjen e pagës së punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë, që edhe përbëjnë sektorët më të goditur.

“Është momenti i fundit kur Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë reforma strukturore. Shkurtim i masës së panevojshme në administratën shtetërore, lejimi i krahut potencial të punës për sektorin privat dhe nga ana tjetër rroga minimale nuk guxon të jenë nën 600 euro”, thotë Halili.

Në të kundërtën, sipas tij, masat e Qeverisë do të vazhdojnë “me pompozitet të reklamohen”, por ai është i bindur se ato do të dështojnë që të prodhojnë rezultate.

You Might Also Like

Arrestohet në Romë deputetja italo-braziliane Zambelli

Cilat vende e njohin shtetin e Palestinës?

Pasagjeri që kërcënoi të rrëzonte aeroplanin mbi Skoci duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ nuk është mysliman

Erdogan kurrë më ashpër, e quajti Izraelin një shtet terrorist: “Gaza është më e keqe se kampet naziste”

Trump: Unë dhe Melania jemi të prekur nga imazhet nga Gaza, vetëm të çmendurit mund të thonë se nuk është e frikshme kur sheh fëmijë

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Azia feston Vitin e ri Hënor

Kosova Times Kosova Times February 10, 2024
Ukrainasit odasin depon e naftës në rajonin e Krasnodarit
Nxori kokë teokracia ne Kosovë
Ukraina synon të mobilizojë 160 mijë njerëz në tre muaj
Drenas, përmbyllet projekti ‘Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?