Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Krasniqi në një postim në Facebook ka njoftuar se në këtë takim ka kërkuar nga diplomatët që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
Ai i ka thënë se i ka siguruar ambasadorët se PDK do të luaj rol konstruktiv në procesin e integrimit euroatlantik të vendit.
“Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese. Ambasadorët i sigurova se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit, si vizion i kamotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit”, ka shkruar Krasniqi.