By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stano konfirmon takimin për çështjen e dinarit më 27 shkurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stano konfirmon takimin për çështjen e dinarit më 27 shkurt
Lajme

Stano konfirmon takimin për çështjen e dinarit më 27 shkurt

Kosova Times
Last updated: 2024/02/22 at 2:00 PM
Kosova Times Published February 22, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak ka planifikuar mbajtjen e një takimi mes Kosovës e Serbisë më 27 shkurt në Bruksel, ku do të diskutohej për çështjen e dinarit.

 

Ftesa që Lajçak e ka dërguar në Prishtinë dhe Beograd, sipas Stanos, ka vijuar pas takimeve të cilat shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, i ka zhvilluar në Munih me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ku është diskutuar pikërisht për vendimin e BQK-së.

Stano nënvizoi se në letrën ftesës nga Miroslav Lajçak nuk është specifikuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe Serbinë, sepse kjo gjë u është lënë palëve.

“Me fjalë të tjera, BE-ja po përpiqet të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për një problem të krijuar nga një vendim i pakoordinuar i njërës palë, i cili nuk i është komunikuar paraprakisht popullatës së prekur. Shpresojmë që z. Bislimi do ta vlerësonte përpjekjen në vend që të akuzonte në mënyrë të pavend dhe pa bazë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme”, porositi Peter Stano në një prononcim me shkrim dërguar medieve.

Këto komente të zëdhënësit të Brukselit erdhën një ditë pasi që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Brukselit për takim në javën e ardhshme për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut.

Sipas zëdhënësit të BE-së vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ndikoi seriozisht popullatën serbe të Kosovës dhe komunitetet e tjera në mbarë Kosovën, në veçanti mbështetjen financiare që ata e marrin nga Serbia.

Mungesa e konsultimeve paraprake, sipas Stanos, do të thotë se nuk ka alternativa në këtë moment dhe ka ndikim të veçantë negativ në shkolla dhe spitale.

Ai bëri thirrje edhe një herë që kjo çështje të trajtohet në dialog, si platformë e vetme për të gjetur zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është përsëritur nga BE-ja, vendet anëtare të saj dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në raste të panumërta. Qëndrimi jokonstruktiv i autoriteteve të Kosovës, dështimi dhe mungesa e angazhimit vetëm sa e largojnë edhe më shumë Kosovën nga perspektiva e saj evropiane”, tërhoqi vërejtjen zëdhënësi Stano.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times February 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Latifi: Shtyrja njëjavore për regjistrimin e popullsisë, e mjaftueshme

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit
Pse përmenden “agjentët e huaj” në Serbi
Publikohet nje video e një përleshjeje brutale në anije
Edi Rama reagon pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?