By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mos ju besoni politikanëve mashtrues!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mos ju besoni politikanëve mashtrues!
Opinion

Mos ju besoni politikanëve mashtrues!

Kosova Times
Last updated: 2024/02/23 at 8:46 AM
Kosova Times Published February 23, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Mbase ne shqiptarët jemi i vetmi komb në botë, që më shumë ju besojmë ngjarjeve nga distanca kohore sesa realitetit që e jetojmë! Më shumë i besojmë një tregimi mitologjik sesa një realiteti të ditëve nëpër të cilat po kalojmë!

Familja burim i atdhedashurisë

Në të kaluarën, patriotët e mëdhenj e me zë e me nam si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, e shumë të tjerë e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyre për çështjen kombëtare, ndërsa “patriotët” e ditëve të sotme vetëm çirren e shtirren në emër të kauzës kombëtare, pa dhënë asgjë nga vetja e tyre, duke marrë gjithçka nga pasuria shoqërore dhe ajo shtetërore.

Patriotizmi është dashuria dhe besnikëria, përkushtimi dhe gatishmëria e të qenit në shërbim të popullit dhe atdheut në çdo rrethanë kohore e politike, pa kursyer asgjë nga vetja, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjt.

Patriotizmi burimin e ka tek familja, rrethi shoqëror, tek arsimimi dhe edukata e shëndoshë në frymën e pastër kombëtare. Një kryefamiljar i mirë i cili e donë dhe kontribuon në mënyrë të barabartë për familjen e vet, do të jetë i aftë të kontribuoj pa diskriminim për rrethin shoqëror, në të kundërtën, nëse kryefamiljari nuk arrin t’i trajtojë në mënyrë të barabartë familjen e tij, nuk ka pse të shkoi me tutje promovimin e patriotizmit fals dhe inekzistent tek të tjerët.

Familja, shoqëria, morali, sinqeriteti, humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa dhe atdhedashuria janë elemente që e bëjnë njeriun të jetë patriot (atdhetarë) i devotshëm.

Pseudopatriotët pushtetin e kanë burim të pasurimit

Populli edhe atëherë kur hesht e nuk flet, din t’i dallojë patriotët nga pseudopatriotët, i dallon dhe i çmon lartë veteranët e vërtetë nga ata mashtrues, të cilët, përveç gënjeshtrave dhe trillimeve nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Patriotët” e ditëve të sotme, pushtetin e kanë burim të pasurimit, kurse popullin e përdorin si instrument (gjatë fushatave zgjedhore) për marrjen e pushtetit.

Disa qëllimshëm po mundohen të harrojnë se ka kaluar koha e krijimit të miteve të rrejshme, duke u munduar të krijojnë mite të reja nën paragjykim dhe mashtrim të qytetarëve. Tani kur jemi në fund të çerekshekullit të parë në mileniumin e tretë, distanca mes mitit dhe realitetit është tepër e largët dhe e paarritshme.

Zhvillimi i hovshëm teknologjik më nuk e lejon krijimin e miteve të rrejshme sikurse në të kaluarën për të falsifikuar historinë dhe mbuluar veprimtarinë antishtetërore dhe antikombëtare me pseudopatriotizëm nën maskën e demokracisë!

Pasi, çdo material i shkruar apo vizual, deklaratë publike apo intervistë e secilit politikan është e arkivuar në internet, përkatësisht në faqet e gazetave dhe portaleve, të cilat pamëshirshëm e çmontojnë çdo tendencë për krijimin e miteve të rrejshme.

Andaj, qytetar të dashur të Kosovës dhe bashkatdhetar mos ju besoni politikanëve mashtrues, pasi ata nuk e kanë hallin tuaj, por të pushtetit dhe pasurimit nga djersa e juaj. Politikanët e papërgjegjshëm dhe mashtrues na shfrytëzojnë vetëm si “mish për topa” (vota) të partive politike në prag të fushatave zgjedhore”. Ata që ju kanë mashtruar qoftë edhe një herë të vetme, ndëshkoni me votë! Vota e pastron skenën politike nga mashtruesit dhe hipokritët, nga karrieristët dhe abuzuesit e pushtetit!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times February 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish kryediplomatja austriake qe vallezoi me Putin, u bë heroina e propagandës shtetërore

Kosova Times Kosova Times August 20, 2023
Po përhapen pamjet e shpërthimit në Zagreb, njofton policia
Arrestohen dy të mitur si të dyshuar për grabitje në Prishtinë
Kandidates së pavarur i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet ruse
Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy personave për vrasje në tentativë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?