By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova e palëkundur krah aleatëve në mbështetje të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova e palëkundur krah aleatëve në mbështetje të Ukrainës
Lajme

Kurti: Kosova e palëkundur krah aleatëve në mbështetje të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 1:12 AM
Kosova Times Published February 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjatë periudhës dyvjeçare në të cilën po luftohet në Ukrainë, Kosova ka mbetur e palëkundur krah aleatëve të saj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera demokratike perëndimore.

Kurti ka kujtuar se sot u bënë dy vite prej kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën duke e shkelur integritetin territorial dhe pavarësinë e saj si dhe duke i dhunuar liritë e të drejtat e popullit ukrainas.

“Qysh atë ditë, nëpërmjet një deklarate publike, Republika e Kosovës dhe populli i saj e pati dënuar agresionin ushtarak rus dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse. Republika e Kosovës ka qenë një nga shtetet e para që u është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve politike, ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe i është bashkuar Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën, e cila shprehë mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për t’i mbrojtur institucionet e saj demokratike nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë me të”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë duke financuar një program të veçantë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për strehimin e një grupi gazetarësh ukrainas të larguar nga Ukraina për shkak të luftës, të cilët janë akomoduar në vendin tonë.

Kurti ka theksuar se Republika e Kosovës është një nga 54 shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të udhëhequr nga ShBA-ja, në kuadër të të cilit në takime të rregullta, marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes i Kosovës dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nga 18 janari i këtij viti, një kontigjent ushtarak i përbërë nga instruktorë të FSK-së ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ku bashkë me Forcat e Armatosura Britanike, për gjashtë muaj do të trajnojnë trupa ushtarake të Ukrainës në kuadër të operacionit “Interflex”.

“Në dyvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, Republika e Kosovës është e pozicionuar drejt dhe do të vazhdojë të qëndrojë kështu krah aleatëve të saj dhe veçanërisht ShBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën për ta mbështetur dhe ndihmuar popullin dhe shtetin ukrainas për ta mbrojtur territorin dhe pavarësinë e Ukrainës në luftën e drejtë përballë agresionit rus. Duke e mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën, bashkë me vendet e botës demokratike e mbështesim lirinë e popujve tanë, pavarësinë dhe pacënueshmërinë e shteteve tona si dhe vlerat demokratike”, ka nënvizuar Kurti.

Kryeministri ka thënë se agresioni rus dhe lufta në Ukrainë, u ka dhënë guxim shteteve autoritare në rajon, me pretendime hegjemoniste ndaj fqinjëve.

“Por ashtu siç nga ajo anë kanë marrë guxim, nga ana jonë dhe e aleatëve tanë kanë marrë shembull, prej reagimeve profesionale dhe vigjilencës së strukturave të sigurisë së Kosovës të mbështetura nga aleatët e saj. Me trimërinë e popullit dhe ushtarëve të saj si dhe me përkrahjen e aleatëve nga bota demokratike, Ukraina duhet të ngadhënjejë mbi ushtrinë ruse dhe agresionin e Rusisë në territorin saj. Rusia si shtet dhe presidenti despotik i saj Putin, duhet të përgjigjen para gjykatave ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Rusia duhet luftuar, dhe Ukraina duhet ndihmuar, deri në fitore. Fitore Ukrainës!”, ka përfunduar Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times February 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani takon ministrin e jashtëm të Kenias, e falënderon për njohjen

Kosova Times Kosova Times April 12, 2025
Limaj viziton bizneset në Suharekë, promovon zhvillimin ekonomik
Straner paralajmëron: “Është një kërcënim për rajonin dhe së shpejti për sigurinë evropiane…”
Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe
Francë, e drejta për abort do të vendoset në Kushtetutë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?