By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet
January 6, 2026
Kombet më të fuqishme të botës arabe kanë hyrë në një konflikt publik të paprecedentë. Çfarë po ndodh?
January 6, 2026
VIDEO Rusët pësuan një katastrofë në sulmin ndaj Kupyanskut
January 6, 2026
KRU ‘Mitrovica’ ndërpret furnizimin me ujë, shkak turbullirat pas reshjeve
January 6, 2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut në prag të fushatës presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedonia e Veriut në prag të fushatës presidenciale
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut në prag të fushatës presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 9:17 PM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut po mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë. Për këtë duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e tridhjetë deputetëve në parlament. Në garë deri tani janë 13 kandidatë, ndër ta edhe individë të panjohur për publikun. Partitë shqiptare edhe pse garojnë për zgjedhjet e 24 prillit, po e përqendrojnë kërkesën e tyre tek zgjedhja e presidentit me konsensus në parlament.

Garuesit e partive kryesore maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate pritet të konfirmohen nga kuvendet qendrore të partive. Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate do të garojë për një mandat të dytë, teksa Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së garon sërish pas pesë vjetësh. Në vitin 2019 ajo humbi përballë zotit Pendarovski.

Shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin e opozitës së njohur tani me moton ‘VLEN’.

Këta të fundit pritet të marrin dhjetëra mijë vota në raundin e parë, por pak është e besueshme se njëri nga ta mund të kalojë në raundin e dytë, sepse deri më tani nuk ka ndodhur që një shqiptar të përballet në balotazh me një garues maqedonas për president. Por, është elektorati shqiptar që ndihmon zgjedhjen e presidentit në këtë vend.

Për të fituar zgjedhjet që në raundin e parë nevojitet mbi pesëdhjetë përqindëshi i votave të elektoratit. Maqedonia e Veriut ka pak mbi 1 milion e 800 mijë votues, ndërsa shënohet një trend në ulje i interesimit për të votuar.

Analisti Xhelal Neziri vlerëson se zgjedhjet presidenciale do të jenë të tensionuara për shkak se mbahen vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamentare.

“Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë një lloj ankete, ose matje e peshës për partitë politike dhe një lloj momenti që më pastaj mund të shfrytëzohet dhe materializohet për zgjedhjet parlamentare. Në rast se një kandidat fiton në zgjedhjet presidenciale atëherë edhe partia politike më pas do të mundohet të ndërtojë një narrativ fitues, të promovojë një eufori edhe për zgjedhjet parlamentare. Për këtë arsye, mendoj se do të jenë këto zgjedhje të tensionuara mirëpo duke pasur parasysh profilin e vetë kandidatëve që garojnë, mendoj se do të jetë interesante dhe përmbajtësore”, thotë zoti Neziri.

BDI-ja po hyn në fushatë me një retorikë për rrezikun që i kanoset vendit nga ndikimet keqdashëse dhe hibride ruse, ndërsa opozita shqiptare ka për qëllim kryesor ta fitojë BDI-në, e cila po bën njëzet vjet në pushtet.

Maqedonia e Veriut është demokraci parlamentare megjithëse presidenti zgjidhet në votime të drejtpërdrejta, kompetencat e tij janë të kufizuara.

Partitë shqiptare prej tani ngulin këmbë që presidenti të zgjidhet në parlament me dy të tretat e votave, por për këtë mbase duhet pritur mandatin e radhës.

Zoti Neziri thotë se kjo kërkesë është e kahershme e partive shqiptare për të shtuar gjasat që në postin e presidentit të ulet një shqiptar, ndërsa nuk shikon shumë shpresa te vetë garuesit dhe partitë shqiptare në garën e pritshme. Analisti ka dilema mbi efektshmërinë e ofertës së tyre për të votuar idenë dhe jo kandidatin:

“Është një lloj paradoksi sepse edhe BDI-ja edhe VLEN-i kanë dalë me kandidatët e tyre, ndërkohë që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit. Në një farë forme, kanë filluar garën me një pesimizëm, me një rezultat që prej tani e parashikojnë se nuk do t’ia arrijnë qëllimit. Por po promovojnë se nëpërmjet këtyre votave që do të grumbullojnë, do të tentojnë të artikulojnë kërkesën e tyre për ndryshim të Kodit zgjedhor, pra për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit”, thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës, analisti Xhelal Neziri.

You Might Also Like

Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet

VIDEO Rusët pësuan një katastrofë në sulmin ndaj Kupyanskut

Axhenda ndërkombëtare

Reshjet e shiut rrisin nivelet e lumenjve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë për sulmin ndaj gazetarit të RTV 21 në Zveçan

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
Shembet një pjesë të Shtëpisë së Bardhë
Katër edukatorë amerikanë theren me thikë në Kinë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Rexhbeçaj në formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?